Mondi Bordidrejtues
Anëtarësuar : 26/11/2010 Postime : 3474 Vendodhja : Always where I need to be...:) Mosha : 39
| Titulli: NATO-ja, plan special për Poloninë dhe vendet balltike Tue Dec 07, 2010 1:49 am | |
| Bruksel,07.12.2010 (12.00) NATO-ja kishte vendosur të zgjeronte planet e mbrojtjes për vendet balltike dhe Poloninë pas luftës së vitit 2008 mes Rusisë e Gjeorgjisë. Dokumentat e diplomacisë amerikane të nxjerra nga WikiLeaks e të publikuara së fundi në Guardian flasin se NATO-ja planifikonte t'i mblidhte së bashku në një skemë rajonale mbrojtje Lituaninë, Letoninë, Estoninë e Poloninë. Emri i strukturës së re do të ishte "Eagle Guardian". Shefat e Aleancës e kanë mbështetur planin këtë vit. Sipas dokumentave udhëheqësit polakë dhe ata të vendeve balltike ishin shumë të shqetësuar për çështjet e sigurisë pas luftës së gushtit 2008 mes Moskës e Tbilisit. Të njëjtat burime flasin se Shtetet e Bashkuara ofruan të dërgonin forca speciale detare për tu vendosur në portet e Balltikut dhe të Polonisë.
| |
|
Kingiaburrel Bordidrejtues
Anëtarësuar : 17/05/2012 Postime : 507 Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli) Mosha : 28
| Titulli: Re: NATO-ja, plan special për Poloninë dhe vendet balltike Fri Jun 08, 2012 8:48 pm | |
| e cduan te bejn keta;ta ndryshojn botenb plotesisht dhe sistemin e saj qeverites | |
|