WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Isa Boletini (1864- 1916)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Isa Boletini (1864- 1916) Empty
MesazhTitulli: Isa Boletini (1864- 1916)   Isa Boletini (1864- 1916) EmptyMon Mar 07, 2011 9:45 pm

Isa Boletini (1864- 1916) 11jufkg

Isa Boletini (1864- 1916)

“Une nuk kam dale malit per te miren time, por per te miren e atdheut tim, per lirine e popullit tim! ”.
“ Ne eshte Evropa se nuk do ta zgjidhte drejt çeshtjen e kufijve te tokave shqiptare, Ballkani nuk do te kete qetesi kurre, dhe per kete faji do te bie mbi ju e jo mbi ne, qe do te luftojme perhere, deri sa te çlirohemi! ”.
“ Une jam mire kur ashte mire Shqipnia! ”.
- Isa Boletini

Isa Boletinit, kjo figure markante, qe zene vend te pa diskutueshem ne historine e popullit shqiptare krahas atyre qe dhane aq shume per lirine e atdheut tone si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Ismail Qemali, Idriz Seferi e shume te tjere. Isai u rrite me arme ne dore, jetoi me te, dhe plot nje jete rrugetoi me te drejt shtigjeve te lirise. Isai, armet e lirise kurdo here i kishte gati kunder pushtueseve tane. Lindur dhe rritur ne Boletinin e tij te lashte, ne nje familje me tradita atdhedashurie, trasheguar nga gjyshi Murseli dhe i ati Ademi, te cilet nuk kishin pushuar kurre se reshturi per çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Ne kushte dhe rrethana te atehershme politike, ekonomike, por edhe rrethana tjera te tradites u rrit, burrerua dhe u kalit Isa Boletini i cili tere jeten e vet ia perkushtoi atdheut.


Fuqite e medha Evropiane me vendimet e tyre te mbrapshta, renduan edhe me shume poziten tone, duke mohuar te drejten tone per vetevendosje dhe duke ndare tokat tone ne favor te shteteve fqinje! Mbledhja e zeze e Shen Stefanit e pasuar me vone edhe me Kongresin e Berlinit ( 13 qershor 1878 ), ku i vune thikat mbi tokat tona, megjithekete, populli yne liridashes kurre nuk u pajtua ( as sot), me fatin tragjik te ndarjes se tokave shqiptare. Keshtu, nen trysnine e ketyre rrethanave diktuese e renduese, edhe Isai, me gjithe se i ri ne moshe, ju bashkengjit rruges se perpjekjeve per çlirimin e atdheut me plot sakrifica. Ai per here te pare me arme ne dore u ndesh kunder pushtueseve tane ne betejen e Slivoves ne vitin 1881, si te thuash, ai per here te pare ndjeu eren e barotit, qe e percolli ate tere jeten.

Isa Boletini mes figurave te medha te kombit tone te cilet kaluan dekadat maleve dhe dekadat metropoleve te diplomacive te medha ne sherbim te çlirimit te vendit tone, me armet e lirise i goditi ne shtat lubite e Hafez, Mehmet, Qyrdi, Hilmi, Shemsi, Magjar e Turgut Pashave, Sulltanet e Krajlet e pangopur, nderkaq me armen e diplomacise, goditen Porten e larte te Stambollit, Serbise, Malit te Zi, Rusise... befasuan Vjenen, Selanikun, Parisin, Bukureshtin, Londren e deri ne Uashington! Isa Boletini, luftoi pa kompromis kunder serbeve dhe malazezeve tinezare, te cilet per ta thyer Isane e sulmuan me dhjetera here, duke ia djegur edhe kullen e tij rrafsh me toke... Mirepo, populli yne e ngriti kete kulle e ngriti dhe e beri


edhe me te madhe se ç’ishte. Isai, me sherbimin e tij qe i beri atdheut, kullen e tij e shnderroi ne kulle Legjende. Se bashku me kullen, po rritej edhe emri dhe heroizmi i Isait dhe i popullit shqiptare ne pergjithesi, qe po vritej e pritej per lirine e vet. Perpjekjet e nje pas njeshme te armiqve tane te ndryshem, me dhelperi e diplomaci per ta komprometuar Isain, duke i ofruar atij ofiqe te larta, pasuri, flori, toke e jete Pashai, sikur shkuan kot, pasi qe Isai kurdohere ua priste shkurt dhe qarte, duke iu thene :


“ Une nuk kam dale malit per te miren time, por per te miren e atdheut tim dhe per lirine e popullit tim”.


Me gjithe presionet dhe perpjekjet qe i bene Isait, duke e mbajtur per disa kohe edhe si lloj pengu ne Turqi, perpjekje keto te cilat shkuan kot, nga se Isa asnje here nuk hoqi dore nga lufta per çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Ata provuan me te gjitha joshjet e tyre, me pasuri e dredhi, se mos Isait po ia mbushnin mendjen qe ai te qendronte ne Turqi perhere?! Mirepo, jo, Isai si gjithmone qete e me maturi, u pergjigj qarte:

“Ju falem nderit per “kujdesin” qe po m’tregoni per mua, por ma i mire ashte per mua Boletini im me ata gure e kepa, se sa e tane Stambolla juaj”. Isa Boletinin, lufta per liri te atdheut e beri strateg e diplomat, ai artin luftarak e persosi me pushke ne dore neper shkrepat e Kosoves martire, aty ne sa e sa beteja te pergjakshme perballe lubise Osmane dhe intrigave Serbo- Malaziase, kurse artin e diplomacise e mesoi nga tribuni Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Imail Qemali etj. Aftesia e Isait prej luftetari, dhe modestia e tij me se njerezore e beri ate edhe me te afert dhe me me ndikim tek masat e gjera popullore, prandaj ai i organizonte ato kurdohere dhe pa as nje kundershtim, thjesht Isai posedonte dhunti prej luftetari, strategu e diplomati, pa dyshim dhunti prej tribuni popullor.

Isai kontribuoi fuqishem edhe ne pajtimin e gjaqeve dhe ngaterresave tek populli yne, me qellim qe te krijoje nje unitet sa me te madh kunder armikut, dhe kete e beri duke u nisur nga shembulli personal. Ne nje kuvend qe e kishte thirrur vet Isai, ishin tubuar shume burra te asaj ane. Isai verejti se aty po mungonte Ahmet Shtitarica dhe pyeti: Burrani, ku eshte Ahmeti?. I thane se nuk kishte pasur guximin te vinte, nga se ia kishte borxh gjaku! Ta sillni ketu me nje here!- urdheroi Isai, duke shtuar:


“Gjak borxh sot na ka vetem anmiku yne, ne jena vellazen e duena me u bashkue e me dek per liri te vatanit... Ai qe mas sotit ngreh pushke nder veti, ka me kene bash hasmi yne!”... Isa Boletini, nder beteja te pa rreshtuar e detyroi disa here porten e larte qe te bej leshime. Ai e pengoi hapjen e konsullates ruse ne Mitrovice, duke likuiduar edhe konsullin e saj Grigori Shçerbinin te cilin e vrau luftetari i shquar Gjilanas Ibrahim (Halit) Popoci .


Ne pamundesi te pervetesimit te Isait, xhonturqit i vune perpara nje sere sprovash te renda, madje duke ia marre te dy djemte peng, Halitin dhe Tafilin. Isai i palekundur me kete rast u pergjigj:


” Jam ba gati qe te dy djemte e mi t’i bej kurban per atdhe, por jo edhe me ia puthun doren anmikut te popullit tim!”...

Isa Boletini se bashku me Idriz Seferin, Ramadan Zaskocin, Hasan Ferrin, Dem Jusufin, Elez Hoxhen, Hasan Hyse Budakoven e shume trima te tjere moren pjese ne dhjetera beteja per shpetimin e atdheut, nder betejat me te pergjakshme qe Isai qendroi pa tundur, ishte ajo per ta mbijetuar gryken e Carraleves. Ne kete beteje Isai tregoi aftesite e nje strategu te vertete. Me 18 maj 1912, ne nje kuvend qe u mbajt afer Vushtrrise, ku ishin tubuar edhe krere nga Dibra e Shkodra, madje ishte prezent edhe vet sekretari personal i Ismail Qemalit, Isai mbajti qendrim te prere:


” Asht i domosdoshem zgjanimi i kryengritjes sone ne tokat shqiptare, sot nuk ka me ba sehir, te tane duhet me luftue qe te çlirohemi sa ma pare!”...


Isa Boletinin, lubite Osmane disa here e rrethuan me qellim qe ta likuidonin, ate kete nuk e arriten dot- ndodhte qe Isai edhe plagosej ne lufte e siper, por qe kurre nuk dobesohej morali i tij luftarak. Ishte i pa thyer dhe shokeve u jepte kuraje siç e thote edhe kenga popullore:”... Po i lidh plaget me marame bini shoke ta bajme piskame jem shqiptare s’dorzohna t’gjalle pa na ra zjarmi ne qafe”. Me 1912 Edit Durham shkruan:
”Isa Boletini ishte nje udheheqes i mire, i zgjuar dhe humanist i madh i cili donte vetem lirine e tokave shqiptare. Luftetaret e tij nuk urrenin popujt e tjere, thjesht, ata deshironin lirine per popullin e vet”


...Ismail Qemali, me rastin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise se cunguar, kur mori lajmin se po vinte Isa Boletini, mori flamurin dhe i doli vet perpara, duke i thene:


”I madhi Isa, lufterat tuaja ishin baze e perpjekjeve te mia per pavaresine e Shqiperise!”. Ne prill te vitit 1913, delegacioni yne mberriti ne Londer, ku po zhvillohej Konferenca e ambasadoreve. A. Herbert shkruan:


“Isa Boletini ishte figura me piktoreske e ketij delegacioni dhe e quajti ate Robin Hudi shqiptar!”

Ne maj te ketij viti Isa Boletini u shpreh qarte edhe kunder vendimeve te kesaj konference duke ju thene:
” N’eshte se Evropa nuk do ta zgjidhte drejt çeshtjen e kufijve te tokave shqiptare, Ballkani nuk do te kete kurre qetesi dhe per kete faji do te bie mbi ju e jo mbi ne, qe do te luftojme perhere deri sa te çlirohemi!”.


Ne kohen kur ushtria Austriake po pergatitje per te pushtuar Podgoricen, forca te medha policore malaziase te ndihmuara edhe nga konsullata Franceze, tradhtisht e vrane Isa Boletinin me 23 janar 1916 se bashku me dy te bijte e dy nipat e vet si dhe me shoket e tij: Hajdar e Idriz Radisheven dhe Nesim Nimanin. Vrasja e pa bese ia nderpreu Isait jeten ne kulmin e veprimtarise luftarake e diplomatike, ishte vetem 52 vjeçar... Ai sfidoi te gjitha kurthet qe armiqte ia kishin pergatitur, dhe me guxim vazhdoi se marshuari drejt rrugeve te lirise. Ai kundershtoi fuqishem vendimet e pa drejta te Konferences se Londres per copetimin e tokave shqiptare ne dobi te shteteve grabitqare fqinje. Ai thoshte:


” Une jam mire kur ashte mire Shqipnia!”...


Me rastin e 50 vjetorit te Shpalljes se pavaresise se Shqiperise, ne 1962, shteti Shqiptar Isa Boletinin e shpalli Hero te popullit. I tille ishte Isa Boletini, pishtar i lirise dhe udherrefyes per brezat e ri- Hero i popullit shqiptare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Isa Boletini (1864- 1916)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SHKENCAT SOCIALE (¯`♥´¯) :: PERSONALITETE TË SHQUARA SHQIPTARE-
Kërce tek: