WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Filozofii personale

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 12:58 am

….Rrafi betejen për fitore .... nr.1
Njerëzit pëshpërisin:
Ç’bënë njeri???
Hulumtoj mundësinë ju përgjigjem!
Si??
Duke future ëndërrat në realitet!
Arrinë urrejtjen me përgjitgjen,
S’ka lidhje…(them)
Vetëm urrejtja forcën time e mbanë….


... Në mes fushës së jetës dhe vdekjes qëndroj,nganjherë të flasë drejtë vehten dhe të tjerët me gënjeshtra I kam ushqyer.Kisha nevojë të mbroja vetëm vehten time në pikëllimë,jashtë “dëshirës sime”…shifni njeriut edhe kjo I ndodh.Gënjeja nganjëherë njerëzit të arrij gjerë te e vërteta,gënjeja pa dhimbje por bëhesha e lumtur,gaboja shumë duke mos u penduar për gabimin e bërë,prej meje gjithnji kanë vështruar botën dy sy të mëdhenj të vëndosur të nji mundimtarit.
Dëshira ime e paplotësuar ishte kthyer në urrejtje,në mvarësi të njeriut I cili në jetë kurr nuk e ka arritur qëllimin,zëri I fitores në mua nuk është ndëgjuar,e kam kërkuar me shpresë nga të tjerët...por nuk e kam xhetur,po edhe nëse mu ka dukur se e kam gjetur,ishte zë I gënjeshtrës dhe parafytimit…mirëpo unë isha AJO e cila doja te ngjitem majeve më të rrezikshme të mënyrave të ndryshme…

…..Nëse jam futur rrugëve të rrezikshme me shenjë të pasigurisë,atëherë kam luajtur rolin e gabuar,duke lënë para vetit zëra të çuditshëm. Në rreziqet e vogla shkoja drejt pa u përgatitur fare,kokën lartë kah qëllimi im,në trurin tim nuk kishte qetësi murmuroja dhe kasha aromë rrufeje ngjitësë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 12:58 am

…..Nëse jam futur rrugëve të rrezikshme me shenjë të pasigurisë,atëherë kam luajtur rolin e gabuar,duke lënë para vetit zëra të çuditshëm. Në rreziqet e vogla shkoja drejt pa u përgatitur fare,kokën lartë kah qëllimi im,në trurin tim nuk kishte qetësi murmuroja dhe kasha aromë rrufeje ngjitësë.

Rreziqet më ushqenin me trimëri,në një pikë pasigurie dhe dy pika të sigurtë…shkoja,shkelja para si rrufe trishtuese,në formë të njeriut e verbër qëlloja apo qëllohesha,por kurrë nuk u bashkoja me tjetër për të keqen e tjetrit, Nji kamë qenë dhe nji do të mbesë por gjithnji kokën lartë.
Në rrugë nëse kam folur me njerëzit me gjuhën e tyre duke luajtur edhe zakonet e tyre,më lehtë I vjedhja nga brendia,shpejt I hulumtoja dhe ju tthithsha energjinë.Gjithnji e ndieja vehten si forcë e papritur e kohës…por,prej asaj force nuk kisha qëllime të sakta,qëllimet e vogla I mbaja ndër shputa,ndërsa ato të mëdha I qëlloja në kokë,thjesht të them I urreja. Prej tyre t’iu tregoj drejtë fitoja urrejtjen atje ku më priste dashuria më e madhe!!!!
Vetmia ime sikurse atëherë ashtu edhe tani,ndërtonte një pasqyrë të egër të një egërsire luftarake e cila dridh shpirtin në brendinë time,
Në vetmi duke e mbajtur në vehtë shkretirën,nuk kisha forcë ti përfitoj shpirtrat e mirë,duke ikur nga njerëzit,përmallohesha për njeri,duke lutur zotin mos ta gjej,isha bërë egoiste në brendi të shpirtit.
Më shumë nganjëherë dëshiroja në qetësi të coptoj zemrën,se sa në zhurma duke e mbajtur vehten të mbyllur.
Nga këtu rrjedh mendimi I Aristotelit “se fati I mikut ndikon edhe në fatin tëndë”por kjo nuk luante rol për mua,se isha pa mik dhe pa fat,ndoshta isha e vetmja gjallesë në tokë e cila urrente gëzimin dhe festonte dështimin.Natyra ime ishte sikur nji tigër në mes të egërsirave të imta që luan rolin kryesorë I cili kënaqet kur në mes dy rreziqeve të mëdha të zgjedh rrezikun e tretë…

…Në vetmi pa njerëz dhe miq flisja,gjegjësisht bërtisja me tërë zërin duke I pëshpëritur vehtes msheftësitë e mia të cilat më mundonin dhe coptonin shpirtin,nganjëherë thjesht bërtisja,uluroja,kërceja në vendë duke luajtur rolin e të çmendurit…në të vërtetë mbroja vehten nga çmendja e vërtetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 12:59 am

…E ken ë duar gjersa e mbanë në pavetëdije,sipas qfaqjes së tij gjerë sa e frigon je madhështorë I përhershëm ndësra ai I vogël gjerë në infinit.Ti je Zot para syve të tij gjersa ai një top bore qe shkrihet dhe gjithnji pakësohet…kur zbulohesh ai rritet perderisa ti pakësohesh,në të vërtetë nuk është më fëmijë I realitetit-ai fantazon. Ajo lidhje që ke pas në fillim dhe ishte argëtuese kalon më monotoni them:unë jam fotografia ideale e tij të cilën ai e përcjell,ai më do, e unë e kamë inatë,sepse forca tij e shkatërron.
Për të mirën e tij unë largohem,duke kërkuar qerdhen time në botë ku do lindi përsëri. Kerkoj vehten për vehte e aspak për të tjerët,humbi për një kohë të caktuar dhe pastaj papritmas një ditë lajmrohem si shiu nga qielli I kaltërt…
…Më pëlqejnë qytetet e vjetra dhe të shembura,msheftësitë e natës dhe humnerës,shiqoj shpesh e brebgosur në majet më të larta të maleve dhe pëshpëris: sikurse mos të isha njeri do të isha mal,fuqia dhe rebusi I tij ma përcakton fatin.Zgjedh veten për vete sipas aftësive morale dhe intelektuale,gjithashtu edhe rreziqeve që mund ti përmbahem,luaj rolin e skifterit në qiell si dhe gjarpërit në tokë,flitja ime ishte sikur ujë I ftohët në mes të shkretirës,pot ë mos flisja do të çmendem.

Në miqësi me tjetrin nëse nuk ishte I rangut tim në brendi isha e vdekur,nëse shpejt nuk largohesha humbja vehten,gjithashtu edhe për njerëzit tjerë egzistoja si inventarë,e jo si njeri I gjallë,sa është kjo e saktë do t’iu tregoj ëndërra ime…Jamë shtrirë,të gjith mendojnë se jamë e vdekur,njerëzit më vijnë në varrim,të gjitha vuajtjet dhe përparësitë mi qajnë,para se të më vëndosin në varr,unë drejtohem,të trishtuar të gjith më lënë dhe ikin…

…Në kohën kur njerëzit dhe bishat janë në gjumë,unë zgjohem,ngris një gurë të madh mbi kokë,kjo I takon nji pjesë realitetit tjetra ëndrrës,jamë bërë shenjëtare më e mirë e forcës sime.Vetëm forca e parë është reale,gjysmë më takon mua e tjetra botës së ëndërrave,duke u mplakur gjithnji e më pak më takon mua.Duke shiquar vehten në pasqyrë përsërisja: mjaft kështu në ëndërra,a thua ke harruar vehten,koha për ëndërra nuk ështe e volitshme. Para vehtes shikoja humnerën,posedoja një përparësi të vështroj botën,isha gjakëpirse e kohës “krejt ose asgjë”ishte ligj për mua.
Shpesh në momentet e naivitetit dhe pikëllimit pyetsha vehten:si ta udhëheq vehten?si ti takoj vehtes? Si të egzistojë e qëndrueshme?ehh si?
…më së miri përgjigjesha para së gjithash të paramendosh nji breg,të ngjitesh në të herë I qartë e herë I paëartë,të ëndërrosh,ti thyesh ëndërrave monotoninë e brendshme,dmth. Të vazhdosh kah qëllimi yt duke mos e shtrënguar fortë atë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 12:59 am

E fortë jam,kundërshtarët e mi më japin fuqi,vdekjen e urrej.Në brendinë time ndëgjoj zilet e dashurisë,jashtë:gjëmat e urrejtjes,nuk dorzohem të bie vazhdoj prapë…
Ndryshohem sot prej djeshit dhe nesër prej sotit,sepse frigohem se mos dobësohem nga qetësia.Në trurin tim me rrënjë të thellësuara,lindë gjë energji e re por pa prezencë të tjeterkujt,në të lartë zëri është I imi,bukuria e imja,mirëpo prap pa prezencë të askujt,flas,marr frymë,vuaj në mënyrën e rrugës sime gjithnji largë në ikje,por prap vehtë pa askend.
Tjeterkush nuk jam unë,vehten mundem kur dua ta përdori,prandaj sipas së drejtës sime pajtohem me vehte por prap pa prezencë të askujt.Qëndroj me ndihmën e vehtes,mendimit tim prej djeshit-sot,prej pak më parë gjerë më tani,gjerë te e ardhmja projektoj gjallesën time.
Vetëm prej vehtes vehten e mbajë,në thellsi të tjetërkujt unë vuaj,nëse vuaj për vehte vuaj,vuajtja ime vetëm se mua më mundon,Prej këtu jamë e vetëdieshme me tërë gjallesën time,për të tjerët dikush e cila gjithnji ajo qe brengoset per qëllimin e sajë.
Ndokush do të thotë: “Ajo është zjarr I ftohët I një zemre të rrejshmë”nëse eshte kjo e vërtetë do këndoja nga gëzimi,sipas matjes së mundësisë sime egzistojë,me ndihmën e bukurisë dhe forcës së papritur të shpirtit tim,të thënat e njerzve janë arma më e fortë që më mbanë të qëndrueshme.
Të thënat e njerëzve gjithnji më kan njoftuar më shpejtë me njerëzit e panjohur,atje ku nuk kam qenë “unë isha”gjersa atje ku kam qenë vetëm se më njihnin; “nëse vetëm se kam qenë e njohtuar më lehtë më kanë pranuar”…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 12:59 am

Unë jam lindur në fund të dashurisë së egër,ku dashuria atje me urrejtje është e bashkuar,fytyrën time të njomë e ktheja kah pafundësia,e hedhja ndriqimin e shpirtit tim në qytete të mëdha,në male të larta,në detra dhe oqeane,në njerëz dhe kafshë,zbuloja msheftësitë e botës,lozja rolin e drurit në mes të shtrëngatës,ndërsa qaja dhe qeshja në të njejtën kohë…Një rast ëndërroja sikur detin me shpatë të artë e gropoja,ndër të sikur ndër nji kazan të madh zjarr të madh dhezja,edhe pse prisja,deti as nuk vlonte e as nuk avullohej…në errësi zjarri im si diamantë shkëlqente,mirëpo ngrohtësi nuk kishte,qaja,në mënyrë të them vajtoja…në të vërtetë vetëm se një herë në realitet ashtu kam qajtur…prej aty përmledhja vehten se ëndërrat më shqetësajnë gati sa realiteti…
…Nuk di se çdo të ndodhte me mua nëse me kohë nga mesi I ligët u largova,shkova në shkretirë në vetmi në gurin e gjarpërit këndoja.

Qielli I padukshëm në rrugën time bie
E kërcej nga të dy anët
Në brendi të vdekjes,kërcimi im
Ishte më I gjatë se kërcimi I tigrit Bengal

Duke ndëgjuar këngën,gjarpri zbutej,mbështetet mbi gjunjët e mi ndërsa unë e përkdheli me dorë dhe e puthi në kokë,ai qeshet fortë…sepse ishte kundër zbutjes së shpirtit tim… nr2…Sit të përcaktohem se çka jamë. nr 3
Në bazë të sajë në përgjithsi jamë,por prap nuk jamë
Si asgjëja nga qenia të shlyhet
Kur jamë mendim I asaj asgjëje.
Nganjëherë jam hije në rrotullimin e diellit
Nganjiherë shkuma në sipërfaqen e detit,
Tani fluturojë me erën e bashkimit
Tani jam zot në botën pa shtat.
Quhem me emrin e akullit,
Gjerësa në dimër jamë e ngrirë
Jamë mbështjellur me katër elemente,
Unë jam re në fytyrën e qiellit.
Prej bashkimit kam kaluar në pavdekshmëri
Vërtetë s’egziston asgjë çka nuk jamë
Vitalitetim im rrjedh nga vetë burimi I jetës,
Dhe fjali e çdo goje jamë.
Jamë shqisë e çdo ndëgjimi
Shiqim I çdo syri jamë,
Aftësi e mshefur e çdo gjëje
Dhe njenjë e brendshme e çdo kujt jamë.
Dëshira ime shoqërohet me thë gjithë
E kënaqur e çdo përfundimi tim jamë.
Për të mirët engjull jamë
Për të tjerët jamë SATAN…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 12:59 am

Shpirti im,mbretëresha ime,si sunduese e rreptë qëndron në bregun e madhërisë duke më pëshpëritur: çka prêt? Dili në pritë madhëris sate,nuk je me askend e njejtë!.E doja në të vërtetë forcën individuale të egzistimit,prej sajë ajo forcë ishte bukuroshja kah e cila si e verbër shkoja.Doja të egzistojë më e fuqishme se të tjerët,të shifem dhe të dëgjohem në shkallën më të lartë,madhëria ime nuk më lejonte të largojë dorë prej sajë.
Nëse për shëmbull të tjerët kanë ikur nga gjarpri unë I’u kam afruar,nëse kan qajtur,unë kam kënduar…kam treguar vehten aq trime, sa në të vërtetë nuk isha…

Përmenda edhe më parë,më pëlqejnë rreziqet,dëshiroja të kisha armiq, por vetëm ata shumë të fortë,kur nuk I kisha në numër të caktuar shqetësohesha dhe pyesja vehten: Nëse nuk ke armiq a thua je ndokush? Kënaqesha kur shqetësoja njerëzit qe ti bie gjerë të e vërtëta dhe urrejtja, në atë rrugë në bregun më të lartë qëndronin njerëzit duke bërtitur: “Mos u afro” ti je humbas I forces tonë?...mandej ndëgjoj të thënat e tyrë: ajo na urren teper,neve na zbritë poshtë gjerësa vehten e ngrit lartë.Më pëlqente urrejtja e tyre ha ha prej saj forcohesha…

…Isha e re dhe largë vdekjes,mirëpo një rast ëndërroja varrin tim,lexoja në lapidarin mbi varr fjalët më të rrepta të nji të vdekuri “UNË DO TË PËRSËRITEM”.
Nëse një gjë e humbi,tjetren do ta fitojë,prej këtij qëllimi nuk largohesha dot për mua pengesa nuk kishte,EGZISTOJA VETËM UNË.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 12:59 am

Duke udhëtuar nëpër vende të shkreta në çdo murë të cilën arrija vëreja përmendoren e ngritur së fytyrës sime të egër, në kohën e shtrëngatës kur vëreja ndonji breg,hypja dhe fytyrën e ktheja kah qielli dhe me tërë fuqinë flisja me vetimat e rrepta, në bisedë me të I jipja vehtes çdo të drejtë të jetojë në rreziqe sepse jamë e mërzitur dhe nemur nga jeta.
…Endërroj se para vehtes vendosi shpatën dhe shigjetat,mandej filloj ti ndek qentë,macat lakuriqat dhe hijet e gjallesave tjera,në çdo hap vërej dhembjen dhe humbjen,një njeri I zi në dorë mbanë një kokë të prerë,nga goja e shtrembër gjuha e kokes flet: “I yti jamë”.
Ajo sqenë më përcjell çdokund dhe sado provoj te jamë më e fortë se fati,prap çdo ditë në pjatë vërej KOKËN TIME TË PRERË

Në vetminë time unë kam shtetin tim,në atë shtet mbaj ushtri te rreptë,në krye të asaj ushtrie qëndrojë unë,shkeli para zotroj vende te reja,shembi shpirtra të rinj dhe ne fund ngjitem ne binë.Më.më ofrohen adhuruesit duke me dhëne medalje she duke pëshpërirur :askushi është Çesar”.Unë jamë e fortë por nga ironia,shumë gjatë të tjerët ikanë friguar me gënjeshtra por unë tani frigojë me të vërteta.në të vërtetë luaneshe njerëzngrënëse është e mbyllur në kafaz,askush nuk guxon ti ofrohet kafazit…ta lirojë të vërtetën e mbyllur nët të,unë I ofrohem e liroj luaneshen e së vërtetës le ta ndjekë dhelpren rrenacake dhe ti degjohen lagrë gjëmat e saja.
Kam patur nji zakon,natën kur çdo gjë e gjallë është në gjum,të dali jashtë dhe ti shtriej duatr në drejtim të yjeve,me orë të tëra duke e shikuar yllin polarë,pa u trembur me ndihmen e mendimeve flatëruese të tërras ndriqimin e pafundëm të errësirës,prej vehtes deri te ylli polarë fluturoja më shpejtë se drita prej natës.Në natë ndjekja çdo gjë,ne mes të kohës dhe hapsirës pa u lëvizur fare.Pas nji kohe shokët e mi fitonin rrudha rreth syve ndërsa unë mbetesha e njejtë,ata ishin më serioz dhe më të vjetër,ndërsa unë më e re dhe me gjeste te fëmijve,gjithqka që ata I mundonte mua më argëtonte.Miqët e mi nëper natë më bëheshin n armiq,fillonin të flasin keq për mua,mplakjen e shpejtë nuk mundin ta përballonin.Më largë prej tyre mbaheshae fortë në vetmi.e shpejtë si rryfeja si rreze kaloja mes kohës dhe hapsirës gjersa vitet kalonin dhe mbeteshin prapa meje,në fund ata mplaken mbyllin gojat nuk ju mbetet force te flasin per mua,përate uurejtjen e tyre e mbjellin në të rinj. Të rinjët sikur ujqë të uritur në mua ulurojnë,emrin tim e shlyejnë,vetëm nji njeri duke qëndruar anash me lot në sy,në moment na takohen shyqimet,në vehte them:ai njeri ështe çekan I rangut tim,me ndihmën e tij do të arrij gjer te fitorja.Ai më ofrohet duke mu përkulur gjatë të gjith të tjerët si lepuj ikin,kjo ishte e mjaftuar per ta.
Në mua lindë nji melodi kozmike e në të rreshta animal,shkoja kah pavdekshmëria ndërsa ata kah stazat e barazimit me mua,dëshirat nuk mun t’iu plotesoheshin sepse unë në shpitrë isha e kthjellët si loti.Për ate kohë pas kohe ikja në shkretirë duke I’u përmbajtur natyrës sime së pastërt ,me forcën e dëshirës në vetmi fitoja ate që nuk e kisha,sikur “unë” të njejtë miq apo armiq askund nuk takoja,sepse rruga e tyre stazat e mia nuk I premte.

…Në rrënjët e kohës bashkë me miq dhe armiq jetoja si luftëtarë,kur unë e shtrëngoj shpatën edhe të tjerët veprojnë sepse unë me vetvehten time I prekja,ajom prekje ishte energji e prerë mes mikut dhe armikut.Zemra ime në përshtatshmëri me kohën si era e fortunës të gjitha gjërat I lëviz,rritet,ulet,fluturon nuk e ndjenë vehten si barrë,shkoj drejt shputave të luftëtarëve të vjetër gjerë te e vërteta ime sepse gënjeshtrat prej vetit moti I kam LARGUAR.Sytë e mi të ndritshëm gështenjë,zbukuronin mendimet e egra prej të cilave mbjellet shpirti I njeriut I cili ka aftësi me të vërtetë të ëndërroj…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 1:00 am

Ashtu kam menduar dhe shum kam besuar se në mendimet e mija sikur në ajr hyjnë njerëzit dhe me shtyejn kah ngadhnjimet e mëdha,në ngritjen e natyrës së tyre,sps të bëhen zogjtë e malit kur munden me qenë skiftera,pse ikin nga rreziku kur munden ta luftojnë atë,pse? Edhe para vdekjes në dyer shiqojnë vdekjen!!të gjitha para kohe! Nuk duhet të trokasish në ato dyer,ato hapen vehtë kur të vijë koha.
Prej atyre mendimeve të fuqishme tingëllon nji melodi e re në veshët e mi,bërtas kërcej në vend sikurse me këmbë zbathur qëndroj mbi zjarr.
Afër rasteve të vogla,e madhe dhe e fortë me retë në sy dhe vetminë në zemër mbaj në vehte errësiren,nata më është ditë gjersa ditë nuk ka!hapsira është varri.Prej një mij kodrave asnjërën nuk mund ta preki,qëndrojë nuk lëvizi…unë jam ëndërr.Sytë e mi happen
Gjerë si dyert e mbretërisë romake
Në të hyn vdekja
E vjetër njëzet shekuj
Ndër vrimat e hundës të gjitha ligjeratat e vuajtjes vdesin
Kobi im
Vdekjen e Krishtit do ta mbjell
E gjerë e gjatë e shtrënguar në pakufi
Në bregun e errësirës me dhëmbë shkëlqen.
Kërkoj njeri me zemër të pastër
Nuk mund ta gjej!!
Vazhdoj prapë…
Në atë rrugë të vetmisë vehtes I them:
Shoh dhe ndëgjoj më tëpër se sa duhet…..Forca e mbrendshme ishte kërkesa më e madhe në rrugën e jetës ,ate e kanë dhe e mbajnë në hije veten se të zgjedhurit,aftësitë ë tyre janë të pandryshueshme,janë të vrrullshëm,të drejtë dhe të vëndosur në çdo rast,dëshira e tyre është e madhe,kanë mundësi ti lëvizin edhe malet pa I prekur,ata janë shigjetë e dërguar në hapsirën e jetës dhe vdekjes,fluturimi I sajë mvaret prej shumë rrethanave e më së shumti prej aftësisë së shpirtit.

Lajmrohem fortë dhe papritur në formë të rrufesë,ndërsa armiqët,vjidhen duke u përkulur rreth mua si gjarpërinj.Në mes tyre dhe mua sikur mes territ dhe dritës nuk egziston ndarje,fati im I përcjell sikurse një mal I lartë me re dhe shi.
Shikoj njeriun dhe vehten e gjykoj: nëse në fytyrën e tij rriten hijet “ai vuan”nëse mes syve I mbështillen retë “është rrenacak”, zemra e zbrazët dhe fjalët e Kota…shih ai është shkretirë, ska asgjë me askend çka të ndaj “ai eshtë gjallesë pa prioritet dhe forcë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 1:00 am

Njeriu është gjallesa e vetme që e din pse egziston, prej tij fillon fjala, mendimi, fotografia, kënga bukuria dhe ëndërra, Edhe pse e din se ai që ka lindë duhet të vdesë, prap jeton në festën e pavdekshmërisë, për të nuk egziston e kaluar sepse është e larguar fortë, s’ka të tashme sepse ajo I ik shpejt dhe nuk ka të ardhme sepse nuk mund ta prekë ate.
Ai është shpirtë I gjerë I lartë,universal,fati I egzistimit mes lindjes dhe vdekjes nuk e brengosë,sepse është I fortë,I çuditshëm I mshefur sikurse shpendi I pafundësisë,ndërsa fuqia e dëshirës janë krahët e tijë.
…Kush jamë unë pyes? Ku është burimi I msheftësiravë të mia? Si jam futur në nji mal të shpeshtë të mëndimeve dhe ëndërrave?kush do të më nxjerrë në hapsirën e së vërtetës dhe realitetit?A mundem me hijen time ti takoj shpirtrat e njerëzvë? A jamë unë në ta apo ata janë në mua apo gjithçka çka mendoj she shoh janë nji halunacion? A thua egziston mes tyre dhe mua pika e mprekjes shpirtërore?...
Nuk jamë e njejtë me të tjerët,po të isha si krypa në ujë do të shkrihesha në ta,gjithsia është qëllimi im,gjerë te ajo arrij me ndihmën e kokës,zemrës dhe gjumit.Bukurinë e ruaj në zemër,aftësinë në kokë ndërsa jetën në ëndërra…përate leht eci,në qetësi marr frymë,ëmbël jëtoj,me shiqimin në mendime,në moment të qetësisë ëndërroj.
Me mprekjen e vuajtjes jamë bërë mal I lartë,e mbuluar me borën e ftohët të dhembjes,asgjë argëtuese nuk mund të më ngris lartë e as dielli I pranverës nuk mund ti shkriej akullnajat e thella te shpirtit tim.
Çka jamë unë?në mëngjes pyes…trup I vdekjes në mbrëmje përgjigjem,shpirti im me vdekjen nuk pajtohet! A nuk sheh në pasqyrë se vehten e mundon? A nuk e din se në vdekjen tënde prej lindjes flenë?
E trishtuar me fjalët e dialektikës në mesin e hijes së figurave lëvizi me duar duke bërtitur: ndihmë ndihmë…por ndihmë nuk ka, pas kësaj shpirti im nuk është më në lëvizje,rrethi I menqurisë nuk rrotullohet dot,qielli I gjumit nuk punon……Para meje qëndron druri im I fatit,ngjitem në të,eci nëpër degë gjithnji e më lartë kah yjet,gjethet luhaten ndër trupin tim të lodhur,nji yll I largët dhe I qeshur më thërret: mu afro motra ime e dashur,në pafundësinë e ftohët shpirtrat të na bashkohen,ti je pjesë e dritës sime moti e lindur, ngjitem lartë ne drejtim të tij duke përsëriturrej teje do të mësoj si ta fitoj armikun e natës…nr 6
….Para se të më pëlqenin rreziqet,fuqia ime e brendshme kishte bazë në kokfortësinë time, ata të cilët nuk e dinin ishin inferior SI? ju përgjigjesha thjesht:kokëkofrtësia ime lindë në mënyrën e egzistimit,besoja se egzistojë,për ate edhe egzistimin tim si gjallesë e cila mendon më duhej ta arsyetoja.Në mesin e rrethit të egzistimit të gjith fatin tim I’u dorzoja të tjerëve,gjersa unë me tërë shenjat e mija kërceja në qendrën e ngushtë të vuajtjes dhe rrezikut.Besoja apo doja të besojë se në vetë qendrën e rrezikut ,qerdhja më e sigurtë për mua ishte,prej aty si kobër më së largu vështroja të gjitha anët e botës dhe më lehtë fluturoja prej fillimit në fund dhe prej fundit në qendër të jetës.

Fjalët e mia janë mali im,në atë mal I ndërtoj vehtes shtëpi të përjëtshme,në atë shtëpi vehten e quaj “unë”.skifteri mes dallëndysheve,më shum se të tjerët festoja egzistimin tim në vetmi.
Vetmia ime flet:ndëgjoj dhe shoh,skifteri fluturon në perëndim,gjithnji e më largë,atje ku qielli bashkohet me tokën,më teper syri im nuk mund ta përcjell,menjëherë pas tij fluturojnë dallëndyshet duke luajtur rolin e skifterit,gjithnji e më tepër në humnerë duke u fundosur.Dielli fluturon kah errësira,në anën e kundër të lindjes them:më tepër dëshira ime nuk mund ta ndriqojë,nëse lindi dhe përsëritem e di se çdo të bëjë,ku do të shkoj,për mua msheftësi nuk kishte dhe në të vërtetë në përfundimin tim nuk ka rebus,nuk mund ta humbi rrugën gjerë te vdekja,ajo më përclell gjerë te LIRIA ABSOLUTE…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 1:00 am

… Edhe pse në vetmi egzisto,egzistoj sepse flaës:në vendin e shkretë si pulëbardhë në valët e liqenit të trazuar,përgëdheli fotografinë time,bukurinë time të brendshme,ajo nuk është artificiale sepse nuk kamë asgjë askujt qa ti kthej,me këtë shenjë dallohem nga kundërshtarët.Rruga ime me rrugët e tjerëve nuk ndeshet vetem se largohet gjithnji e më tepër.
Nëse udhëtoj në drejtim të kundërt të diellit,në vende me njerëz të panjohur,nën yje ndalem: gra,fëmijë,pleq I vështroj,më shikojnë nga bregu I lartë sikurse nga nji galeri e nji planeti tjetër,vërej se në mesin e tyre egziston një zemër reale që më jep fuqi të egzistojë.
Në mes të tjerëve dhe mua në hijen e kohës hulumtoj për momentin tim,ndërsa ata qëndrojnë larg atij kuptimi dmth.që nga fillimi dallohemi mes veti.Menjëherë pas vështrimit në mua,kokën në tjetrën anë e kthejnë,Bukur them: prej kohrave të kaluara të mëdha përnjiherë prej fundit të oqeanit ngritet nji anije e madhe me fytyrën e rrept të Kaligulit I cili thot “ kurrë fytyrë më e këqe e kurrë shansë më e mirë”.Për ate menjiherë fitoj kundërshtarët e mi,kundërshtarëve të vegjël ju largoja shpejtë, ata ishin insekte që jetonin në vrimat më të thella të tokës për ta janë të obliguar gjallesat tjera ti përdorin si ushqim,në të vërtetë secili duhet ta ketë kundërshtarin e rangut të tij,në shiqim të mprehtë buburrecat nuk mund ta luajnë rolin e ariut…
…Më kujtohet kur vuaja tepër,si skifter vështroja largësinë,mirëpo nji fuqi mbinatyrore nuk më linte shkëlqim para syve,në pafundësinë e errësirës atje ku yjet ndriqonin si qirinj,kërkoja fillimin e errësirës,por ate nuk e arrija dot,prej menisë së madhe forca ime zgjerohej,prej lindjes në perëndim në fushën e zgjimit papritmas zbuloja fotografinë e frigës:…Kundërshtari ndjek kundërshtarin tjetër në fushën e gjumit,të dytë në gjysëmerrësirë mbajnë gojat gjysëm të hapura,më duket se edhe tani I shoh,kundërshtari I parë me kërcimin e frigës mbulon gjurmat me këmbët e holla,njolla nuk është e madhe,kundërshtari I dytë në qetësi dhe me forcëdrejt kundërshtarit të parë afrohet,duke bërë kërcime të gjata dhe sigurtë.Prej asaj fotografije shum kohë në zemër ndieja dhembje të madhe,përderisa kundërshtari I dytë symbyllur coptonte kundërshtarin e parë,edhe ate e shifte vdekja,në të njëjtën kohë të dy kundërshtarë ishin të robëruar nga vdekja porn ë mënyra të ndryshme.Ajo ishte lënda dhe mësimi im I parë,atëherë kuptoja se jetoj në nji botë të rrezikshme përate edhe rreziqet I shiqoj në sy duke kënduar:Katër ujqë gjerë në mesnatëPesë gjarpërinj gjerë në mëngjes
Hënën e coptojnë
Dy skiftera gjerë në qiell
Tri dallëndyshe gjerë në tokë
Koha e varfur pa ngushllim
E uritur pa histori...….Egzistimi im është vetëm se I imi dhe luaj rolin si dua vetë,duke kërkuar dashurinë,do ta meritoj urrejtjen,Une jam ndoshta gjallesa e fundit në tokë me kokë të luanit,trup të gjarprit dhe kthetrrat e skifterit.Përbijë tri herë në ditë fjalët e djegura dhe qumshtin e zi.Në syrin tim gjysmë në ëndërr,viti kryesorë flen në vit,natyra dhe njerëzit duke ecur ngadalë në rreth,mbajnë personazhet e tyre gjerë te pluhuri dhe humnera,humnera njerëzngrënësë I pranon dhe I mbulon me krahët e harresës…nr Fatëkëqësia i rrëzon të butët dhe frigacakët,ndërsa mua më forcon,ajo është mësuësja e jetës sime,mi hah sytë dhe mi then iluzionet,ajo qëndron më larteë se të gjitha rregullat sepse është e parërcaktuar si vdekja. Naryra ime e rreptë ndeshet me realitetin sikurse era me muret e larta,ajo nuk bashkohet me trupin e gjarpërit të mbështjellur,qëndronë krenare si zot,e kjo i pengon kundërshtarëve.Unë jamë e çelur,hije me natyrë të ngritur,kurrë nuk largohem nga e vërteta,nuk frigohem nga realiteti edhe pse ëndërrat janë arma ime.Shpirti im nuk largohet nga mbështjellsi i hekurt,e mjaftueshme është qëndrimi im në mes rrezikut,që ta ndiej vehten të sigurtë si në kështjellë ,Si? Sepse më tepër shiqoj para se sa mbrapa,gjersa librat e ardhmërisë shumë nirë i lexoj.Kam shenjën time të cilen me lindje e kam trashëguar ndërsa të tjerat me punë i kam arritur.Zoti është me mua gjersa nuk ma tregon fytyren e vërtetë,msheftësia e tij më shëron nga vdekja…
…duke shkruajtur për vdekjen,prej ditës në ditë kaloj nga jeta në vdekje,prej dritës në errësirë,prej gjithçkafit në asgjë,trupi im shkrihet,tretet sikur krypa…erërat e kohës më bartin si një mjegull të dendur.
Ç’është në jetë më me rëndësi: ndoshta msheftësia e lëvizjes,kush vjidhet përmes errësirës dhe pluhurit që të arrij gjerë te drita para se të shohë diellin,duhet ti mbyll sytë dhe në figurën e ndriquar të shiqoj,nëse ndryshe vepron atëherë era,zjarri,uji dhe pagjumësia në rrugën e tij janë pengesë. E vërteta ka sukses ku ka trima ndërsa Fati,aty ku ka te menqur.
Në mes të kohës dhe hapsirës kajojnë vetëm ata të cilët me vehte mbajnë vulën e rrezikut.Loja e rrufesë së errët,e shurdhët për këngën e zogjëve me pastruesen e ndryshimeve, pastron hapsirën,në atë horizont ndër hënën e lodhur,nuk ka më as krymba e as buburreca! Ç’do të thot kjo:erërat e përkohshme janë shëryese nëse fryejnë në drejtim të shigjetës së hedhur së frigës,shigjeta e hedhur preciz cakut nuk i sillet rreth,ajo e qëllon…nr.8…Unë jamë gjithnji në anën tjetër të realitetit,qëllimi im është mbajtja e së vërtetës,shiqoj me syrin tim të brendshëm dhe nndëgjoj me veshin tim të brendshëm,në at mënyrë ndëgjoj dhe shoh më tepër se të vdekshmit e thjeshtë.
“Kur jamë e shqetësuar,më thell mendoj,kurë më thell mendoj,jamë më e fortë e kur jamë e fortë,vështirë është të më thyesh”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 1:00 am

Mendimet e mija vijnë dhe shkojnë si dallëndyshet,disa më lehtë treten dhe humbin përgjithmonë e disa prap kthehen ne formë te re dhe të shkatërruar.Ato që kthehen përsëri nuk janë në gjendje të përfitojnë kohën dhe hapsirën.Mendimet të cilat ikin pa kthim,bëhen të forta dhe të pamvaruna,sikurse për skifterat që s’ka mal që nuk munden ta fluturojnë ashtu edhe mendimet flatëruese ska pengesë që nuk munden ta përfitojnë.
Përvoja e fituar nga fatkeqësitë ka dobi të madhe,me te arritet zbutja e shpirtit dhe zë vendin e nji sunduesi.Poezia eshtë fëmij i mendimit dhe shpirtit gjersa mendimi dhe shpirti janë prind të poezisë,me të i largohem zbraztirave të jetës.
Në beteja pas fjalëve të mëdha të ngritura,vdekja nuk shifet,sikurse vajtimi i shpirtrave mbi varre..a thua me të vërtetë i qajnë me zemër ata njerëz?apo qajnë vehten për atë ditë të caktuar që vie!.Njerëzit vajtojnë dhe qajnë me të madhe sepse lotët nuk mund ti marrin me vehte në botën tjetër,asgjë nuk bien kur të lindin dhe asgjë nuk marrin me vehte kur vdesin,trashëgojnë vetëm errësirën dhe harresën…
Ata në afërsi nuk kanë zemër të pastër nuk kanë shpirt të kthjellët,horizontet i kanë të paqarta,para syve janë të verbër dhe para veshëve janë të shurdhët.
…Prindërit e mi ishin të fortë si toka.gjithnji mua para hundës me gishtin tregues kah qielli të kthyer më flisnin: lartë,vetëm lartë janë stazat e tua,poshtë janë vetëm vrimat e krymbave!!! Ju faleminderit ju them: askush më mirë në jetë nuk më ka udhëzuar.
Në çdo kohë,në çdo vendë vetëm se kam ëndërruar,në ëndërra yjet,planetet dhe çudirat tjera i prekja, sa që edhe një herë më dukej se edhe fytyrën e fotit shihja…
…unë jam njeri me zemër të gjerë,fëmij i maleve të fuqishme me zbukurime të trëndafilave të egër në zemër,ky shpirt më takon vetëm mua, me hapsirat e poezisë sime ku hijen mundem ta forcoj.Kush futet në mes mendimeve të mija,fjalëve të mija dhe metaforës sime,ka me qenë i habitur nga bukuria,para syve do të ketë shenjë të shpresës dhe mirësisë.
Poetët e nemur vuajnë nga lartëmadhëria dhe vetmija,në paaftësi që ta mbajnë ate,në vetvehten ngrisin dorë,duke ikur nga jeta në vdekje gjejnë shërim.
…Ç’bejë?përfitoj dritën e errësirës së mshefur të logjikës,në brendi të kokës sime,dikush pëshpëritë: ZOTI KA VDEKË! Në errësi të dhembjes unë bërtas:ZOTI ËSHTË GJALLË!mes kohës dhe hapsirës ngjitem përsëri…bashkë me rrufenë e zonës së errësirës….Në fushën e vdekjes
Mshefja e gjallesave është e pamundur
Lindëm edhe nji herë ti hije e padukshme.
Mirësitë e mija lartësitë mos ti takojnë më
Më mundëso që zotit ti bëhëm më e ngjajshme
Të luhatem në tehun e mprehtë
Me fjalët e mija...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 1:01 am

Duke shkuar prej njeriut në njeri,në jetën time aftësiveve të mija ja mbija edhe të huajat,prej njerëzve të qetë ikja nga ata më të gjallë,sepse më shpejt më fusnin në ngjarjet e tyre,prej atyre të lumturve ikja nga ata të pa fat dhe me vëmendje i ndëgjoja fjalët e tyre plot vuajtje dhe lotë.Duke qëndruar në mesin e tyre,në moment harroja vuajtjet e mija,bëhesha e fortë dhe trime.Në mes të të të vuajturve duke parë më të vuajtur, më mbihej një shpresë e egziztimit,në mes të pasigurtëve mundohesha më lartë të fluturoj… dhe fluturoja.

Mendimi për armiqët e dobët dhe të fortë,më kujtohet prej fëmirisë kishte filluar të më ndiçte,kamë vërejtur se ai i cili pranon kundërshtarët e dobët,eshtë i nemur,gjersa ai që i pranon kundërshtarët e fortë ka fituar pronën më të mirë,ndërsa më i lumtur është ai i cili në kohën ë shkretë ka kundërshtarë të fuqishëm dhe të vyeshëm.
Në vulën e rrezikut kamë vërejtur se vetëm mua më takojnë kundërshtarët e fortë,argëtohesha kur në mesin e tyrë emri im përmendej.Koha fshatare pa rrezik me natyrën time nuk ndeshej,të thënat e tyre mua më forconin,me qëllim pastaj ato të thëna i shumoja.
Së pari shpejt futem në njerëz,shpejt dal,humbem,harrohem në rebusin e vetmisë,punoj në brendinë e jetës sime,përsëri kthehem në mesin e tyre: BËRTAS…ndëgjoj… heshtje…qeshem me vehte,prej të gjithëve jamë më i ndëgjuari në betejën e intelektualëve.
Të gjith njerëzit kanë nji qëllim të njëjtë,t’i lënë tjerët larg pas tyre.Kokëfortësia lëviz çdo gjë,të urdhëron në vuajtje,për ate më pëlqejnë trimat e tragjedive greke,ata teprohen në vuajtje e unë ju bashkangjitem,nuk më ngjanë realiteti i gjallërisë?por gjëmoj si reale,nuk më ngjanë dialektika e pafundme?ndërsa flas në gjuhën e asaj dialektike,diagonalja e madhe e lëvizjes në pjesët e rrezikshme dhe në humbje,jep fituesin.Sikurse Napoleoni: është fotografi e fituesit të humbjes; para Kutuzofit ulë kokën ndërsa para historisë jo?sepse diagonalja e tij është më e madhe për disa herë.Napoleoni okuponte edhe vende të huaja ndërsa Kutuzofi jo! Fituesi i humbjes gjithnji shikonte mes rrezikut përderisa fituesi i qetë ruante paqen, ashtu që as njëri e as tjetri nuk paramendonin se mundnin të humbnin gjithçka,pesimizmi nuk ju përgjigjej natyrës së tyre.Të gjithë të “menqurit” e shekullit XXI barazonin vehten me Napoleonin e egër,para tjerve mbesnin të pazbuluar,gjersa unë zbulohesha si një ëndërr e sëmurë,shuplaka e vuajtjes e mprehtë dhe e papritur,prej kohrave të fëmijrisë më hidhte përnjiherë në kohrat e pleqërisë,gjersa dëshira mbetej dëshirë,ashtu si unë të njejtë nuk takoja,ndërsa para vetit ciceron nuk kisha.Për ate edhe filloja të marrë kahje të gabuar,përkulesha para burimit pa ujë dhe syve të egër të tigrit ku mundesha si në pasqyrë ta shikoj vehten.Merrja formën e nji gjallese të çuditshme,të nji bishe e cila rrjedh përmes dhëmbëve të sajë…
…Sit të bëhem skulptorë i shpirtrave të mirë kur as vetë nuk jamë?në çfar forme ti skulptojë:sipas vehtes! “kurrsesi”shumë e kërcej rrethin ku jetoj.Dikush do të thot: “e tepron”,me të drejtë e kanë do të përgjigjem,rebusi qëndron në bregun ku qelin trëndafilat e egër e të çuditshëm,në këtë pikpamje egër shikohemi ndërsa ëmbël qeshemi!!!

Më flasin: “zëri i keq të ka kapluar”,mirë përgjigjem,në të jetoj,ata flasin e unë nuk i ndëgjoj,në vetvehten jamë qendër,të gjitha ato janë prapa meje,në të vërtetë nuk i vërej.E vërteta ime nuk zë vend te tjetërkush,ajo qëndron në MUA. nr 10
Qysh në fëmijri në lojen e shtazëve gjithnji luaja lojën e luanit,me rolin e tij frigoja fëmijët tjerë i detyroja në një mënyrë lartë të më ngrisin e në tjetrën anë gjatë të më përkulën,nësë ndonjeri prej tyre më kundershtonte atëherë shtrëngoja dhëmbët,zbehesha në fytyrë dhe dhezja stogun e parë me parë të tharë duke thënë:KËSHTU DO TË DIGJET SHTËPIA YTE SONTE.Prej atëherit gjerë më tani ajo kohë e prerë më mbushte me ndjenja të mendjelartësisë,rritjen time në brendi askush nuk mund ta ngadalsonte,mirëpo këtë gjë askush me seriozitet nuk e merrte,sepse nuk i takonte gabimeve të mëdha.Më vonë kur mbushesha me forcën e shpirtit të rrezikshëm,vetëm se ishte vonë! Si ujqë uluronin mirëpo nuk i vëja re.
Për mua ishin shumë të dobët që kohën time të prerë ta shpenzoja në ta,i lëja kohës së rrept dhe fatit të zbathur,nji nga nji në fushën e egzistimit binin dhe humbnin. Më tepër frigohesha nga vetvetja,i lejoja kohës më tepër të ëndërroj.Përgëdhelja dëshirën time,forcoja shpirtin dhe në pavarsi jetoja.Isha e mprehtë,ndërtoja një karakter të nji njeriu të rrept,vetëm se të kisha të drejtë që frigacakët ti hudhi poshtë.Në shumicë të njerzve kur flisja,fjalimi im nuk harrohej,lehtë mundesha që çdo njeri ta kthej kah veti,bile edhe kundërshtarin më të madh.Kur flisja edhe ai që nuk donte të më ndëgjonte,duhej patjetër të qetësohej. Nëse në mesin e tyre kisha armiq, atëherë më vetësigurinë time,si dhelpër i vështroja duke mos u futur në kurthën e tyre,nji nga nji i ndaja nga grupi,e kur i ndaja …lehtë i përfitoja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 1:01 am

…Në rugën kryesore në vetmi,duke urrejtur rrugën ndihmëse flisja dhe këndoja si luan me zërin e bylbylit dhe sa herë që vetmija ime fillonte të rrezikohej nga vetmia e tjetekujt, ikja,nuk doja që askend ta barazoj me vehten,sepse nuk do të ishte lidhje ideale,në afërsi të tjetërkuajt nuk mund sa duhet ta dua vehten,nëse shpejt nuk largohem humbem ,tretem.
Në kohën e pafundme në mes të kundërshtarëve,jeta ime vrullshëm tingëllon,ndëgjohem nga brenda!ai tingull i vrullshëm i shpirtit vie nga realiteti,mbylli sytë dhe mendoj,ndoshta unë jam luftëtari i dërguar i kohrave të pafundme i cili ka për detyrë ti shtjellojë rebusat e botës?apo ndoshta vetëm ëndërrat janëdetyra ime e vërtetë?ndërsa realitetin duhet t’ia dhuroj atyre që nuk kanë arsye pse të egzistojnë? Nëse gjithçka që bëjë pa realitet,si të shifem? Si t’ia realizoj dëshirën natyrës sime të zbrazët? Me gjëra të imta? Jo kurrsesi!A thua duhet ta mbylli lirinë time të egër në rregullat sikur devja në shkretirë e ngarkuar me gjëra të vlefshme! A thua vetëm me buzëqeshjen e njeriut të humbur të kapituloj? Kurrsesi!...këndojë,lëvizi nëpër hartën e botës…as “ luani nuk është më i fortë”,majtas djathtas përgëdheli kontinentet! As “murlani nuk më është i ngjajshëm”.


Atje ku ngjarjet ngatërronin mundësitë e prera të rretit tim bërtisja:UNË JAMË KËTU,prej aty vetja më dukejsi luftëtarë magjik i cili të gjitha vështirsitë e botës i kaplon me një dorë.Me qëndrimet e mia gjithkund ku shkoja tregoja mbizotrim,me atë qëndrim në mesin e të pasigurtëve rritja vehtes aftësitë e lartëmadhërisë,para vehtes në çdo hap kisha vetëm një ëndërr:
“Nji lloj i fortunës përplasej në brigjet e egra,luhat dhe then majet e maleve,mbledh me vehte lulet dhe barin e zi,zgjon pluhurin bashkë me bretkocat dhe gjarpërinjtë,retë fluturojnë në shpejtësi të vetimës të cilat me takimin me tokën ngrisin gjëmat e gjallesave të fundosura,njerëzit vrapojnë në fushën e shenjtë të shpëtimit,si lakuriqça mshefen në zgafellat e shpellave.Vetëm unë qëndroj me vulën time të shenjtë të rrezikut dhe pres në rrëmujën e sëmurë,nji shtazë e humbur më sillet rreth këmbëve,duke menduar se jam Statu mandej ngutet ti kërkoj statuat tjera që lëvizin.Pas pak retë shpërndahen,dielli fillon prap të ndriçojë,fortuna mbaroi,njerëzit dhe gjallesat fillojnë të dalin nga zgafellat e mshefura,duke më shikuar çuditshëm pëshpërisin “Ajo i fitoi”.Dëshira ime e madhe ishte të ngritem lartë,sipas fjalëve të nji të mënquri: kanë të drejtë vetëm njerëzit e mëdhenj,nëse është ashtu dikush do tëp yes,pse je ti aq e madhe? Për ate se…do të përgjigjem:vehten nuk mund ta përballojë,ndërsa të tjerët i urrej hehe!Tjetërkush më pengon në bashkimin e vehtes me vehte…

Sa bukur më duket kurë në urrëjtjen e vehtes dashurohem edhe me tej në vehte,nëse humbi këtë dashuri atëher kapituloj,humbi vehten,nëse humbi vehten në vetmi si Krejkegori atëherë fitoj Sokratin,duke menduar në ta bëhem më e menqur ndërsa në jetë e tepërt.
Për çdo menquri duhet të vdes ndokush!në anën tjetër pyes?kush deri më tani ka vdekë për mua?Në të vërtetë zoti na udhëzon: kush vë shpirtin në rrezik,trupin në lëvizje,jetën në fluturim në drejtim të yjeve ,merr formën e luanit me krahë,si në qiell ashtu edhe në tokë,fuqia e tij është në lëvizje të shpejtë,nëse ngjitet në breg me ndihmën e këmbëve të gjata,para tjerëve fiton,nëse sulmon në qiell me ndihmën e krahëve të fortë,me retë nuk ndeshet në lartësi.Bubullimat dhe stuhia e vetmisë në përshatshmëri me ndrrimet e ditës,janë në duartë e tij,sepse dita është me të vërtetë ditë para fytyrës së qeshur ndërsa nata me të vërtetë natë…pas shpindës së shtyer…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 1:01 am

…Në natyrën e madhe me pejsazhet e së keqes,të rreptë janë trëndafilat me shikim të përgjakur,të butë janë gjarpërinjtë me buzëqeshje të larme,edhe trëndafilat edhe gjarpërinjtë prej hijeve të shpeshta shiqojnë lartë kah drita dhe yjet,lartë: është hapsira e madhe dhe e huaj dhe nuk jetohet bashkë, poshtë: është ngushtë dhe e shtrënguara stinë e të gjitha shpresave të humbura…A thua din ndokush ku gjinden ato hapsira të pazbuluara,rrezet e dritës që nuk vijnë nga dielli dhe yjet? Shpirtrat e mëdhenj janë të rreptë sikurse e drejta dhe e vërteta që luajnë rolin e prindëve në errësi,ajo ngjitet në lartësitë më të mëdha.Prej aty kërkon skifterin mes dallëndysheve,ujkun në mes të lepujve dhe të menqurin në mes të të çmendutve.
I menquri kur mendon është me të vërtetë njeri,kur ëndërron ëshë gjeni,atëherë ai nuk ecë nëpër tokë por lundron në hapsirat e pafundme…
….Ngris kokën kah qielli shiqoj,tokën e quaj te shtjerrun të vuajtjes, mbjellem me faren e forcës dhe betejës së re…fara sikur don të mbijë por me kokë të përmbysur,brengosem duke levizur kokën poshtë ,lartë them: që të mbjellem përsëri nuk kam kohë…
Njerëzit më shiqojnë,disa në mua vërejnë fuqinë e praruar e disa rrezikun,më urrejnë. Të parëve I’u largohem duke buzëqeshur me ironi,të tjerët nuk i vërëj përreth.Në përgatitjen time të ngadalsuar presin në humbjen e vehtëbesimit tim dhe me ramjen time poshtë.Me të vërtetë “ unë bie”,por në drejtim të yjeve :më urrenin edhe më tepër.Prej një mijë frigacakëve më ofrohet një trim duke bërtitur,me qëllim nuk e vërej! Në bërtitje me bërtitje nuk përgjigjem!ai që me bërtitje arrin qëllimet e veta është i pasigurtë,për ate mbyllem në vehte një kohë dhe me vehten përcaktohem,vehten e vlerësoj sepse më tepër se vehtes askujt si besoj.
Sa dhimbje të mëdha përjetoja: a thua posedoj vehten pytesha? Nëse posedoj nuk jamë e dobët! A thua posedoj vepra? Nëse posedoj nuk jamë e varfur, përgjigjesha me zë të lartë,në hapsirat e mëdha ku mund të humbesha si në lavirint,prej njeriut ujkë transformohesha në njeri lepur,frigohesha mos do të hunmbi gjithçka…pikërisht vehten.
çudi!në rrugë,njerëzit e fortë që nuk më njihnin largoheshin,sikur nga ndonji sëmundje e rëndë,të dobëtit më pranonin si një këngë të re,nëse pranohesha më shpejt se sa forcohesha,frigohesha se nuk do të di të mbrohem nga rreziku, por nëse edhe ata shpejt më largonin,atëherë në hap të parë, në kohë të caktuar nxitoja kah forca ime që kundërshtarët ti fitoj.Ai që më pranonte ashtu si jamë,lehtë mi vërente dobësitë,per ate ngritej duke më sulmuar në mënyra të ndryshme ndërsa “unë i besoja”,gaboja shumë duke e menduar si person të rangut tim,para syve më linte shkëlqim të prerë,gjersa mbrapa nuk e shihja!...e hetoja,për ate shpejt largohesha,mbyllesha në vehte duke u dirigjuar,sikurse most ë veproja ashtu,më largonte,e nëse lehtë largohesh atëherë edhe lehtë harrohesh.
Përshak të shpirtit të pastërt,ate me vehte nuk e krahasoja,isha e fortë por në vehte vështirë pajtohesha…qeshem: në fjalitë e mëdha,vetem njeriu i madh joton,të dobëtin ngrisin dorë në pluhurin që trazon era…çdo ditë duke qëndruar ëndërroja duke coptuar dhe bashkuar shpirtin,mundohesha më tepër ta studioj vehten,krahasohesha me gjithçka që shihja përeth,mbaja forcën time në pikën më të lartë.
Duke hulumtuar vetitë e sendeve dhe gjallesave,në moment humbja të gjitha arsyet e vuajtjes…prisja mëngjesin dhe këndimin e parë të gjelave duke pëshpëritur: po lindë një ditë e re,e me te do të lindem edhe unë! Mirëpo në shiqimin në jetë,pernjiherë mplakesha,lutja zotin që mos të pres nji mengjes të tillë.
Ditën tjetër duke marrur formën e nji të mençuri,fjalët e dikujt i përshkruaja,lehtë do t’ia arriti qëllimit…më duhet kohë!për ate mbyllja sytë dhe në vehte përsëritja:nuk i takoj askujt që vehten ta flijoj, “jam e imja për ate dhe jetoj”.
Në vetmi e rrethuar me pafundësinë,i ikja mplakjes,në rrugën e pafundme në shkretirat e padukshme,më tërhiqte aroma e trëndafilave të freskët,në hapsirat pa hije,lartë pluhurit dhe ujit aroma e trëndafilave të freskët të jetës ju takonte luleve më të bukura të kosmosit,duke I’u faleminderuar aryre largohesha nga depresioni psiqik…
I mençuri nxiton kah ngadhnjimi i betejës,ndërsa humb luftën gjersa i çmenduri ngutet kah humbja ndërsa në anën tjetër fiton,ate asgjë nuk e brengosë,edhe njëra edhe tjetra pale urrejnë kohën,vitet i kanë të vështira,dhe gjithçka çka kanë përjetuar,I’u vie rëndë që me kohën e humbur të bashkohen me shpirtrat e e shembura.O humnerat e errëta dhe të pafundme të dëshirave të ulëta,ku qëndron fundi juaj?dhe kush gëlltit frytet e kësaj bote të rrejshme?...…Pse zonjushë kaq tepër je zbardhur?
Më pyesin kalimtarët.
Prej mundësisë së tepërt të kuptimit dhe realitetit përgjigjem!
Sigurisht e pafundme është vuajtja yte në rrugët e mundësisë më pyesin?
Po: e pafundme është vuajtja me kahjet e egra…pëshpëris
Dhe vazhdoj rrugën time të idhët të vyrtyteve të vetmisë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 1:01 am

çka është e arrdhmja pyes?asgjë:vetem se mundësia e mprekjes së ylberit,bukuri hyjnore.Ajo bukuri më është e nevojshme për zhdukjen e realitetit të ngushtë,për fitoren gjerë në pafundësi të shpirtit të lirë,në flalë kamë qerdhen,ndërsa në poezi qetësinë…
Në vuajtje qetësohem,i drejtohem brendisë: në mua është realiteti-zëri i së vërtetës.Shëndrrimi i qenies në pluhur në erresirë përcakton FUNDIN,ngritja eshpirtit mbi maje të larta gjerë në horizont përcakton LINDJEN E SHPIRTIT TË RI-fuqi e pashtjerrur,ndërsa gënjeshtrat dhe e kaluara braktisen nëpër shëkuj…
Armiqët e mi nxihen si korba,në muret e larta zhurmën formojnë,për nga mënyra si flasin ju ngjajnë zogjëve të malit,nga ana shpirtërore lepujve dhe hijenave,jetojnë në grupe të pasigurtë.Unë jamë rreziku i tyre i shumëfishtë,qenia ime i hidheron dhe nga takti i largon.Jamë njeri lartë sepse kam shumq armiq,ndër rrezet e diellit asnji mik,prej ditës në ditë numri I tyre rritej,më tepër janë të ngurtë.Egzistimi i tyre më bënë me dije se jam qenie e gjallë dhe e vlefshme,jamë nji dru i lartë me fryte të embëla të mençurisë,gjumit dhe dashurisë.
Në degën më të lartë të qenies sime,nji gjeth i verdhë i menqurisë më bënë me dije dhe gjithnji më këshillon:Jeto me kujdesë sepse dhëmbët e humnerës kurrë nuk janë të ngopura. Luaj rolin e malit për nga rebusi i fuqisë,detit në fortunë dhe shpirtit të skifteritnë lartësitë që i okupoj,majet më të larta të maleve luhaten: “veprat e mëdha zgjerojnë kohën”.Në veprat e mëdha nga pluhuri ngriten hieroglifet e mundësisë.Forca e bukurisë qëndron në shpirtë ndërsa fuqia në frytet e shpirtit,ato rriten prej natyrës së madhe jo vetjake.Tjerët jetojnë në të tashmen qëllimi i tyre është të “fitojnë”,unë jetoj në pavdekshmëri me qëllim të “egzistoj”.
Ku është thellësia ime? në zemër! Ku kam zemrën time? në flalë!, këndoj nga brendia e zemrës duke mos lëvizur buzët,fjala më është e lartë dhe e rrumbullakët sikur ylli në degën e artë të horizontit,më të aftësinë e jetës e shkëlqej.Në dyert e gjumit nuk kamë rojtarë,në poezi qëndron fuqia ime ndërsa në të vërtetën shpëtimi shpirtërorë.Nuk frigohem nga forca e të mallkuarve,duke më mallkuar vehten e dobsojnë.
Gjithçka që rrotullohet sipas rregullave të mundësisë,nuk është e luhatshme,besoj në mundësit a sajë,lëvizi në kohë dhe hapsirë dhe nuk mendoj per nji fillim apo mbarim, majtas- djathtas ,poshte- lartë është njejtë,me rëndësi është të qëndrosh.
Nuk egzistojnë mundësitë e pamvaruna nga rreti ku jetoj,të gjitha dukuritë mbështeten në aftësinë e egzistimit.Të gjith humben në vetmi,unë ngritem si mal i lartë,kush nuk mundet ti përmbahet vetmisë,most a quaj vehten NJERI…
.. Ndaloni orat mos te punojnë
ndaloni zogjët mos të këndojnë
defino horizontin me vijë të përhimtë
qiellin e kaltërt bëjeni të zymë

Ndaloni tokën mos të rrotullohet dot
zhurmën e lumenjve që gurgullojnë kot
dashurinë e vërtetë që shpie në amshim
...se pa ty..asgjë nuk ka kuptim

Shkëputni yjet mos të shëndrisin dot
paketoni hënën mos të ndriqojë kot
derdhini detrat e botës sa më parë
rrënoni kodrat të ngjajnë në Saharë

nxini diellin mos të ngrohë me nxitim
....pa ty më asgjë nuk ka kuptim???


Ngrijni oqeanet që janë të pafundë
zhdukeni gjelbrimin që mbretëron gjithkund
le të vyshken lulet që lulëzojnë pa fajë
gjersa fatin tim dreqi le ta hajë,

rritjen e foshnjës që sjell shumë gëzim
....SEPSE,PA TY ME ASGJE NUK KA KUPTIM!!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 1:02 am

Ngris aftësitë lartë në horizont,toka më duket tepër e mallkuar,luhatem bmi te si mbi tehun e shpatës së mprehtë,fillimin nuk e shoh gjersa fundin nuk mund ta përcaktoj,Kamë frigë se nuk mund të lëvizi dot,koha disi nuk kalon.Mbylli sytë duke tentuar ta bashkangjes fundin me fund,se arrij …kot,diku kam gabuar por gabimin nuk mund ta gjej…edhe nëse e gjej do bëhet vonë…

Nga dita në ditë,nga ora në minutë,nga minuta në sekondë koha më eshtë ngushtuarë gjersa unë zvarritem në të.Në veshët e mi tingëllojnë zëra që dikur më pëlqenin dhe me ëndje i ndëgjoja,tani disi ndryshohen,bëhen të thekshëm dhe të pakuptimtë,para: imagjinoj fotografitë që dikur me shpresë i shiqoja,tani, nuk mund ti preki më gjithnji largohen duke mu turbulluar.Ngjitem lartë në shkallët pa bazë duke ndjekur fytyrën e kokës së kthyer nga unë gjithnji duke I’u afruar,fytyrë e njoftur e zezë dhe e djegur…bërtas nga friga me qëllim të zgjohem edhe pse nuk isha në gjumë,nuk arrija dot.Një gjë kuptova: isha vetëm dhe ajo fytyrë e djegur isha unë…Mungesa e miqëve të mirë në një anë më forcon,më drejton në vetpërsosjen time ndërsa në anën tjetër më Dobson sepse në çdo anë që rrotullohem,gjindem në mesin e të huajve,të bëhem e huaj pa fjalë mirëdashëse dhe udhëzime të miqëve!!!
Gjithnji një dhe për vehte më duhej vetë të flas,të paraqitem e të shifem…por gjithçka që flisja nuk më besonin.
Të kisha pasur miq besoj se do të kisha pasur më tepër veti,kisha përmisuar të mijat dhe të tyre i kisha pranuar.Në miqësi prania ime ishte e tepërt ndërsa në armiqësi e tejkaluar.Duke patur parasysh gjendjen e tendosur në privatizimin e diasporës së zgjuar të logjikës së gjërave,më duhej të qetësohem që forcën e shpirtit ta mbaj në gjendje stabile,kullohesha të arrij gjerë te vet vehtja ime,gjerë te madhësia e egzistimit të vetive të vërteta njerëzore.
…Unë jamë e fortë dhe e ngritur nga brendia, përpara nga se dallohem nga mendimet e nji grupi të mallkuarve,luaj: me qëllim cakun nuk e qëlloj,nëse e qëlloj,loja nuk do të vazhdojë më.natyra e tyre e dobët pa brendinë e zjarrtë të shpirtit nuk më përballojnë,mes tyre dhe mua dëghohet zëri i bishës,nuk mund ta gjejnë vehten në arsyet e mia.
Është shumë me rëndësi së pari te ngritesh në vetvehten,e pastaj te të tjerët,ai që në vehte nuk varet sa duhet,kurr tjetrin nuk mund ta tejkalojë,armiqësia e rëndë do ti dukej,do të vuaj dhe anash të tërhiqet,harron se egziston në forcën e tij,Në vend se të këndojë për ate se askush nuk e kupton,ai vajton pse?sepse në vehte mbanë një fushë të gjerë në të cilin si parazit qëndron shpirti i tij!.
…Edhe pse ëndërroj,fat nuk kamë.E di se fat të madh pa luftë reale nuk ka,fatin e pastër që vie nga natyra nuk e dua,sepse nuk jamë frigacake të ëndërroj vetëm për të.Kisha më tepër përparsi të luaj në pa fat,sepse ajo nuk më befasonte, më pak para tjerëvë zbulohesha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptySun May 08, 2011 1:02 am

Më kujtohet si fëmij isha tepër e dashur,njerëzit flokët mi përgëdhelnin,si e re isha e çmuar dhe e lavdruar,më vonë mundesha armiqët ti numroj në gishtrinj,numri i tyre vetëm se rritej nga dita në ditë,po të formonin nje rreth duke e mbajtur njeri tjetrin për dore,më duket se të gjitha fushat e fëmirisë sime do ti gëlltisnin…Nga ajo që frigohen,ajo do ti fitoj...kur lulja dhe krymbat jetojnë bashkë është një skenë mallëngjyese,kur madhësia ndeshet me madhesi, edhe për insekte bëhet ngushtë.
Të gjitha yjet në qiell të ngjajshme me farën e përjetshme të dritës,lajmrohen edhe nëpërmes reve të dendura,nganjëherë duke ndriquar vehten në të ska më as dhimbje e as pafundësi të afërt,sepse aftësia e ndriqimit është shumë e madhe,janë vetjake të largëta dhe të patrembura nga mprekja e ngushtësisë.Sikurse të kishin zë, në hapsirat e pafundme do të kishin fuqi mbinatyrore.
Për mua flitej gjithçka, qeshem! Ajo më pëlqen, më tepër shqetësohem kur nuk flasin, “fjalët ë thata nuk më trazojnë” e dij…çdo minutë në të ardhmen është nji memori e së kaluarës…kamë kohë nuk ngutem,të gjitha gjërat përsëriten dhe unë do ju bashkangjitem…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptyFri Jun 08, 2012 5:54 pm

Adoleshenca.....

Mosha e pjekurise,e zgjuarsise,e pasionit dhe e
dashurise.Sa moshe e bukur,po aq delikate,nje moshe e rendesishme ne
jeten e njeriut.Mesa duket zoti adoleshentet i ndan ne baze te interesit
dhe te sjelljes.

Jeta.....
Kisha lindur per te vuajtur,kisha
lindur per te qare,per te pas gjak dhe lot te sinqerte ne dy syte e
mi.Kisha lindur per te ndihmuar te tjeret;dhe un kur te kisha nevoj per
ta,te me kthenin shpinen.Kisha lindur per te tiu dorezuar fatit aq
shpejt dhe per tu bere lojtarja e saj kryesore.Apo kisha lindur per te
lar mekatet e te tjereve?Kisha lindur per te ndryshuar nga ajo qe kam
qene dikur,kisha lindur per te shpresuar se nje dite rrezet e diellit do
te ma largonin erresiren e perjetshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptyFri Jun 08, 2012 5:55 pm





Sa
deshire kam te degjoj nga me te rriturit historite e tyre te
dashurise;te di sesi jan njohur,a kan pasur turp apo emocione?Para ca
javesh teksa mora gazeten paloma,lexova tek historite personale,nje
histori dashurie qe kishte triumfuar mbi gjithshka.Teksa po e lexoja
thash me vete;O zot,me bej qe kur te rritem edhe un te perjetoj
historine ketyre te dyve.Edhe pse vet realisht nuk kam pas fat;pasi
dikush nderhyri ne punet e mia dhe mi la enderrat e romances dhe
pasionjit ne mes.Besoj se edhe un nje dit do perjetoj ate ndjkenjen e
mbinatyrshme qe quhet dashuri.Kjo ndjenje e embel dhe dhe e rrethuar nga
pasioni,do preke ne te ardhmen telat a zemres time.Trimfon
dashuria,edhe pse jan te pakte ato djem qe e duan nje vajze per
seriozisht,por ne te shumten e rasteve(opinioni i te tjereve)na ben qe
te lendojm personin qe gjendet ne krahun tone,ose i prishim atij/asaj
enderrat per te ardhmen,duke then thjesht fjalen;"Lamtumire..."......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptyFri Jun 08, 2012 5:56 pm

Shum
her kam menduar sesi do ishte jeta ime nese sdo ishte treguar aq e
sinqerte me disa njerez.Do mundohesha te mos beja gabimin,qe bera
dikur.Mos valle un do laj mekatet e te tjereve?Ndonjehere mendoj,se kam
ndryshuar shum si nga pamja edhe nga sjellja.Po ta shoh,nme
kendveshtrimin si me shohin te tjeret dhe sesi me vleresojne;me duket
vetja e perhumbur ne krahasim me ta.Edhe nese me lendojn(me prekin aty
ku nuk duhet)bej sikur nuk shikoj,ose sikur nuk i degjoj;u hap krahun
dhe vazhdoj perpara.Nuk kam frike;thjesht kam respekt per te tjeret(edhe
pse vec nje pakice e meriton);nuk dua te lendoj askend edhe pse me
lendojn.Endem neper erresire per te gjetur pak strehim per te mos
qare;per te mos qendruar e vetmuar.Perpiqem qe te eci perpara me hapin e
kohes;perpiqem qe te jem njekohesisht me te tjeret;perpiqem qe te mos
jem aq e merzitshme dhe te lej tew kaluaren e trishte pas
kraheve.Perpiqem qe te jem dikushi;perpiqem shume qe te mos qaj
ndonjehere;perpiqem qe te jem e forte;edhe pse realisht thell ne shpirt
jam shum e dobet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptyFri Jun 08, 2012 5:56 pm

Edhe pse me zemer cop-cop mbijetova.....

Se do te ishte jeta aq e
trishte per mua kete se kisha menduar kurre;se do vinte nje dit qe
vdekjen do kerkoja;se do vinte nje moment kur un te dehesha nga lotet e
vetmise dhe nga duhani;se do vinte nje moment ku do doja qe gjithshka te
mbaronte e te shuhej,te me dukej sikur un jam ne enderr dhe jo ne
realitet;se do vinte nje moment ku urrejtja dhe tradhetia do me
gerryenin shpirtin;se do vinte nje moment ku sdo shihja askend me sy;se
do vinte nje moment ku te gjitha kujtimet e hidhura mund te
permblidheshin nje flet ditari te vetme;sa shum kam vuajtur;qe e vogel
kam qen tip i mbyllur ne vetvete,kam qen si pun cuni;po se do shkoja
drejt vdekjes dhe do te rikthehesha perseri ne jete as ket se kisha
menduar;kam qen ne klas te dyte kur pesova aksidentin e tmerrshem qe
mund te me kushtonte edhe vete jeten;me ne fund fale ndihmes se mjekeve
dhe fal zemres time te forte arrita te shpetoja;ishte dashur ky aksident
i mallkuar per ti vertetuar babait(fatkeqesisht nuk jeton me)qe ti
tregoja atij se un jam femija e tij,dhe jo kopile(sic thoshte
halla);pasi grupi i gjakut tim kishte dal si ai dhe jo si e mamit(pasi
nevojitej gjak);e kujt ia merrte mendja se ne familjen time do ndodhinin
gjera te trishta serish;pas 6 vitesh babai humb jeten;po ne te njejten
koh edhe dashurine time ma moren;e cme mbetej tjeter,vec te kerkoja
vdekjen;u stressova aq shum saqe u shnderrova ne nje skizofrene;pija
duhanin,alkoolon,flisja nje fjalor te piste,nuk mesoja,vec qaja.;te
keqet e mia skishin te sosur pasi humba cedhe miken(ajo iki ngfa
mua);mbijetova,mbijetova fal vullnetit dhe guximit per tua ndryshuar te
tjereve opininin qe kishin per mua;urrejtja dhe vetmia jan aleatet e mia
me te medha;ah sa e dua vdekjen pasi ajo esht e vertet e bukur,ndersa
jeta esht genjeshter e bukur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptyFri Jun 08, 2012 5:57 pm





I
BERA NJE PREMTIM VETES,QE EDHE FAL MUNDJEVE DHE SAKRIFICAVE DO TI BEJ
BALL JETES;DO VAZHDOJ PERPARA DHE DO KRENOHEM SEPSE MBI TE GJITHA UN JAM
VAJZE ME VLERA(VAJZ E SJELLSHME)MBI TE GJITHA FAL EDUKATES SE NENES DHE
DASHURISE SE SAJ UN NUK MUND TI BEJ KEQ ASKUJT EDHE PSE DISA E
MERITOJNE;NUK DO QAJ PASI I DHASH FJAL ZEMRES QE MOS TA LENDOJ ME SHUM
NGA SA ESHT LENDUAR;I THEM VETES MOS SHIKO GJITHMONE ANET NEGATIVE,POR
SHIH EDHE ANET NEGATIVE;SHIKO SE TE PAKTEN JE SERISH NE JETE DHE JO E
MBULUAR ME DHE TE ZI;TASHI E KUPTOJ SE KUSH NA KA DASHUR E KUSH JO;TASHI
E KUPTOJ SE CILET JAN NJEREZIT E MI NE TE VERTETE;TASHI E KUPTOJ
QELLIMIN E JETES DHE PO KUPTOJ EDHE QELLIMIN TIM SESI TI BEJ BALLE
ASAJ;EDHE PSE KAN KALUAR SHUM VITE SERISH AI AKSIDENT I MALLKUAR ESHT
NJE MAKJTH QE ME SHOQERON CDO HERE;DO VAZHDOJ SERISH PERPARA PER TE
JETUAR DHE DO BEJ SIKUR MOS TE KISHTE EKZISTUAR ASGJE.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptyFri Jun 08, 2012 5:58 pm

Sa e veshtire qenka te shkruash thjesht disa rreshta te bashkangjitura
qe te foromsh disa fraza jete.Por,me e trishte qenka kur i lexon dhe nis
e qan,pasi kohet e shkuara te bejne te mos vazhdosh fare perpara pasi
esht e pamundur te harrosh kujtimet.Me thon jeta vazhon,po ce du jeten
ku skam njerezit qe dua pran,por kam do njerez qe as si shoh dot me sy
dhe jo me te rri dot me ta.Qenka e trisht te provosh humbjen,qenka e
trisht te mundohesh te vrasesh veten,qenka e trisht te jesh e forte kur
ne realitet je frikacake dhe ke frik nga cdo gje.Sa tmerr qenka te rrish
ne monotoni,te besh te gjith ditet te njejten gje,qe ben cdo dite;sa e
veshtire qenka kur te tjeret te shajn dhe te hedhin fjal me kunja;te
pakten ne at klas ku jam i kam dy alete qe me mbeshtesin,i kam dy vajza
qe ma duan te miren;kam edhe nje nene qe esht sakrifikuar shum qe te mos
me mungoje asgje,kam edhe nje moter qe edhe pse zihem me te me do edhe e
dua,kam edhe nje vella qe edhe pse esht ca si i vogel,nuk duron te
shohe ndonje njeri qe tia hedh syt drejt se ia hedh dhembet ne tok;kam
edhe nje djal tezje qe esht yll(po mvjen habi) poasi nuk qenkam vetem
pasakam njerez qe i dua dhe qe me duan;por serish un ndjej ende zhgenjim
ne zemer edhe pse shpeshere nis te mendoj derisa te me kepuse gjumi ne
fleten e ditarit.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale EmptyFri Jun 08, 2012 5:59 pm







Dikur(motra), ndera sot rivale te perbetuara...

Se
jeta do te tallej serish me mua,ket kurre se kisha menduar.Se kisha
menduar se personi qe gjendej pran meje mund te me tradhetonte ne ate
menyre,duke me sjell lot dhe trishtim.Se do bija ne dashuri qe ne mosh
te vogel,edhe do kishte thjesht kujtime te hidhura as ket se kisha
menduar.Kan kaluar tre vite dshe akoma ajo tradheti e pabese me lendon
ne shpirt.Kan kaluar shum gjera,por ende me dhemb ne shpirt sesi mund te
ma bente ajo nje gje te tille e gjoja me konsideronte moter,si mundi
ajo te me ngul nje thik mbas shpine kur un e kam ndihmuar shum here ku
ajo kishte nev oj per mua.Ishte dhjetor i 2006 kur duke ecur rrugeve te
qytetit,vura re se nje djal sa mosha ime po me shikonte;meqe jam e
turpshme ula koken dhe u skuqa ne fytyre ai sikur e kuptoi dhe
qeshi.Ishte ne shkollen tjeter,dhe quhej A.ishte pak me i gjat se un,por
ishte shum i bukur;ia mesova emrin dhe me pelqente shum ai djale.Sa
here qe e shihja dhe me shikonte ndjeja nje rrahje te fort ne
zemer,sikur ajo po me dilte nga zemra.Me ne fund vendosa qe sekretin tim
qe po e mbaja ne zemer,ti kerkoja ndihme(vajzes se halles)sesi te
afrohesha me te,pasi ajo e njihte me shum se une.Ajo me tha se do me
ndihmonte,por ne te vertet ma futi nga pas.O te shoh un te lidhur me
A.,ose plas;thoshte shpeshere.Nga njera ane mua me thoshte te tjera
gjera,e nga ana tjeter atij i dhuronte puthje pa fund;dhe rrinte me
te.Vec nje dit i vjen nje mesazh asaj nga A"te dua shum,te kam zemer,do
vish te me dhurosh me caste pasioni sic me dhurove mbreme";kur e pash
ngriva ne vend,nuk dija se cfare te beja,e pash njeher cesht kjo pun?Ne
sikure jemi motra;i thash;ajo u mundua te ma shpjegonte,ndersa un ika
dhe shkova ne shtepi me vrap dhe gjith rruges po qaja si e marre.Si ka
mundesi qe ajo te ma punonte keshtu,si ka mundesi kur ajo ishte e vetmja
qe i ndaja sekretet;per faj te asaj bushtres u zura edhe me miken time
te vertete,pasi kam menduar se ajo po me mashtronte por jo se po me
thoshte te verteten.Ajo shkoi e i tha atij,qe gjoja un paskam dashur ti
ndaj,dhe jo se un e doja me shpirt ate djal;sa kam vuajtur vec nje zot e
di,sa lot kam derdhur vec ai e di,sa kam vuajtur vec ai e di;u bashkova
ket vit me kusheriren per te marre hak,.por nuk u lodha pasi vet jeta e
asaj u hakmarr me te"Nuk marr hak,por te kthej nderinin..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Filozofii personale Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofii personale   Filozofii personale Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Filozofii personale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SHKENCAT SOCIALE (¯`♥´¯) :: FILOZOFIA-
Kërce tek: