WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

  Grabitje e armatosur në Gjakovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

 Grabitje e armatosur në Gjakovë Empty
MesazhTitulli: Grabitje e armatosur në Gjakovë    Grabitje e armatosur në Gjakovë EmptySat Sep 03, 2011 8:54 pm

Rreth orës 01.00 te dates 03.09.2011, në një shtëpi në rrugën “Uesli Klark” në Gjakovë, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur 4000 franga zvicerane dhe iu kanë shkaktuar lëndime trupore personave që ndodheshin në shtëpi.

Kësaj radhe grabitësit e maskuar, për të kryer aktin e vjedhjes përpos armëve kanë shfrytëzuar edhe elektroshok.

Rasti i grabitjes është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës. Zeqir Kelmendi, zyrtar për media, ka thënë se viktimë e kësaj grabitje kanë qenë tre persona të moshës 17, 19 dhe 22-vjeç, të cilët ndodheshin në shtëpi, kur papritmas dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë brenda shtëpisë.

“Viktimat janë kacafytur me personat e dyshimtë, me ç’rast njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë të zjarrit duke plagosur viktimën 22-vjeç në dorën e djathtë, ndërsa ndaj viktimës tjetër, një 19-vjeç të dyshuarit kanë përdorur elektroshokun. Të dyshuarit kanë grabitur rreth 4000 franga zvicerane dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Kelmendi.

Personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor. Policia ndërkohë ka nisur hetimet intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për grabitje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Grabitje e armatosur në Gjakovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: