WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gabim bëmë që e vonuam pavarësinë e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Gabim bëmë që e vonuam pavarësinë e Kosovës  Empty
MesazhTitulli: Gabim bëmë që e vonuam pavarësinë e Kosovës    Gabim bëmë që e vonuam pavarësinë e Kosovës  EmptySun Jan 23, 2011 2:33 am

Gabim bëmë që e vonuam pavarësinë e Kosovës  9r371v
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, në librin e tij “Mbrojtja e politikës”, ndalet në ndodhitë në Ballkan 20 vjet më parë dhe gjen arsyetim për vendimet e marr në atë periudhë.

Në formë të intervistës për El Pais, në memoaret e tij Solana flet për luftën në Bosnjë, Kosovën dhe bombardimet ndaj caqeve serbe. “Besoj se kemi qenë të drejtë me serbët gjatë tërë periudhës së Milosevicit. Ata e kanë filluar luftës dhe janë përgjegjës, kur flasim për Bosnjën, për aksionet në Srebrenicë, Më vonë Milosevici ishte përgjegjës për luftën në Kosovë”, ka thënë Solana.

Ai thotë se ka pasur shumë takime me Milosevicin, ndonjëherë deri në mëngjes, me harta të hapura në tavolinë me pozicion të saktë të forcave serbe.

“Përherë gënjente derisa avanconte tanket. Tentim i fundit për zgjidhje të çështjes së Kosovës ishte Rambouillet, ku Serbisë i ishin ofruar kushtet e arsyeshme ushtarake dhe politike. Besoj se atëbotë do të mund të kishim një zgjidhje, por serbët e refuzuar dhe nuk deshën”.

Duke folur për Kosovën, Solana pohon se nuk ka pasur dëshirë të bombardohet Serbia. Ka thënë se deri në momentin e fundit është besuar se politika e presionit dhe kërcënimeve do të jep rezultate. Por, kur ndodhi masakra në Raçak, është sjell vendimi për intervenim nga ajri”, ka thënë Solana

Në vërejtjen e gazetarit të El Paisit, se “në Kosovë ka pasur bombardime për ndërprerjen e pastrimit etnik, e jo për t’i dhënë asaj pavarësi”, Solana ka thënë se ka bashkësia ndërkombëtare ka bërë gabim më vonesën e pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se qëllimi ishte ndërprerja e pastrimit etnik, por kur ishte sjell vendimi për protektorat ndërkombëtar në kohëzgjatje prej pesë vitesh, nuk kishte kthim mbrapa.

“Është vështirë të ndalet koha, veçanërisht kur ekziston plani i OKB-së, që e ka përpiluar Martti Ahtisaari. Nga këndvështrimi i sotëm, me siguri së është dashur menjëherë të bisedojmë rreth pavarësisë dhe ta zgjidhim, e jo ta vonojmë”, ka thënë Solana.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Gabim bëmë që e vonuam pavarësinë e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Omani njeh pavarësinë e Kosovës
» Guinea Bisao njeh pavarësinë e Kosovës
» SHBA dhe BE mospajtime rreth Kosovës
» KE i akordon Kosovës 63,9 milionë euro
» Deklerata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: