WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Guinea Bisao njeh pavarësinë e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Guinea Bisao njeh pavarësinë e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Guinea Bisao njeh pavarësinë e Kosovës   Guinea Bisao njeh pavarësinë e Kosovës EmptySat Jan 29, 2011 8:21 pm

Guinea Bisao njeh pavarësinë e Kosovës 24mffjd

Prishtinë, 29.01.2011(22.00)
Një delegacion nga Guinea-Bissau i udhëhequr nga përfaqësuesi i presidencës së këtij vendi, kolonel Braima Sanha, po e viziton Kosovën, ndërsa qëllimi parësor i vizitës është zyrtarizimi i njohjes që ky shtet i ka bërë Kosovës me 13 janar të këtij viti, thuhet në një njoftim për media të AKR-së.
Në njoftim bëhet e ditur se Sanha ka sjellë notën verbale të njohjes të cilën do ta dorëzojë në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, dhe se delegacioni është pritur në selinë e AKR-së nga nënkryetari për marrëdhënie me Jashtë, Ibrahim Gashi, i cili në emër të kryetarit të partisë, Behgjet Pacolli, ka falënderuar përfaqësuesin e Guineas dhe popullin e Guineas për mbështetjen që i kanë dhënë shtetit të Kosovës përmes njohjes.
Ndërkaq, Sanha ka shprehur respektin që ka për popullin e Kosovës dhe deklaroi se vendi i tij ka mbështetur vullnetin legjitim të popullit të Kosovës për pavarësi. Ai është shprehur i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën edhe në të ardhmen.

Ushtruesja e detyrës së ministres së Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, priti në një takim përfaqësuesin e presidentit të Guinea-Bissaut, kolonel Braima Sanha, i cili solli letrën e njohjes që ky shtet bëri Kosovës me 13 janar 2011.
Çitaku falënderoi presidentin dhe popullin e Guinea-Bissau për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për themelimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ajo theksoi se “populli i Kosovës ka kaluar në sakrifica të njëjta sikurse populli i juaj duke u çliruar nga një regjim despotik”, dhe theksoi nevojën që Guinea-Bissau të jetë një zë i fuqishëm përkrahës i Kosovës, në radhë të parë ndër shtetet e Afrikës Perëndimore, por edhe kontinentit Afrikan në përgjithësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Guinea Bisao njeh pavarësinë e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Omani njeh pavarësinë e Kosovës
» Gabim bëmë që e vonuam pavarësinë e Kosovës
» Enver Zymberi - Hero i Kosoves
» SHBA dhe BE mospajtime rreth Kosovës
» KE i akordon Kosovës 63,9 milionë euro

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: