The Godfather Anëtar/e
Anëtarësuar : 26/11/2010 Postime : 249 Vendodhja : I ulur ne karrigen time Mosha : 40
| Titulli: Ancelotti shkarkohet, Drogba largohet? Mon Jan 24, 2011 12:28 am | |
| Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, pritet që të largohet nga klubi londinez gjatë verës, ndërsa Carlo Ancelottit pritet t’i tregohet dera nga pronari Roman Abramovich, njofton Sunday Times.
Real Madridi duket se është favorit për firmën e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, pasi që Drogba nuk është aspak i kënaqur me situatën e krijuar përreth klubit.
I pakënaqur me situatën e krijuar është edhe pronari Roman Abramovich, i cili është fare pranë verdiktit për shkarkimin e strategut italian. Pos tjerash, në listën e Abramovich sipas mediave angleze për afatin kalimtar veror janë futbollistë si Steven Pienaar dhe Sergio Aguero. | |
|