WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Embelsire Trileqe

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Embelsire Trileqe Empty
MesazhTitulli: Embelsire Trileqe   Embelsire Trileqe EmptyWed Jan 26, 2011 10:27 pm

Embelsire Trileqe 5waypv

Autore e recetës: Fikrie Ukelli - CEKA

Përbërësit:
* 6 vezë
* 400 gr sheqer
* 400 gr miell
* 1 pluhur paste
* 1vanil sheqer
* 1/2 lit. ajkë “Hoplla”
* ½ lit qumësht
* 300 gr qumësht pluhur “Nestlle”
* 1/2 kg karamel.

Përgatitja:

Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja, gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme.

Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja. Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet.

Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshme,ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur.

Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gardë Celsius që të piqet për afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra.

Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumësht të ftohtë, trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë, në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi, përzihet me 1 lit. qumësht të vakët. Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin.

Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Embelsire Trileqe Empty
MesazhTitulli: Re: Embelsire Trileqe   Embelsire Trileqe EmptySat May 07, 2011 4:22 am

ja dhe nje tjeter recete, me tri lloje qumeshti.

•10 kokrra vezë

• 10 lugë sheqer

• 10 lugë miell

• 500 ml qumësht panna (psh. hopla)

• 1 l qumësht kutie

• 350 ml qumësht i kondensuar (psh. panda)

• 300 ml karamele të parapërgatitur

• pak vaj për tavën për pjekje



Udhëzime për përgatitje





Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve në enë të veçanta. Shtojmë sheqerin në enën me të bardhat e vezëve dhe i rrahim me mikser derisa të bëhen marengë. Shtojmë të verdhat, të rrahura më parë në enën ku i kemi vendosur, duke i përzier ngadalë me të bardhat e vezëve me tel kuzhine. Pasi te lidhen, shtojmë miellin gradualisht, lugë pas luge, duke e përzier me kujdes me qëllim që të mos e humbasim volumin.

Tavën për pjekje e lyejmë me pak vaj dhe e shtrojmë me letër kuzhine për pjekje ne mënyrë të tillë që vaji të mos ketë kontakt me ëmbëlsirën.

E hedhim në tavë masën e përgatitur dhe e pjekim për 5 min. në furrë të nxehur në 250 gradë dhe pasi të jetë pjekur sipër, e ulim gradën e furrës në 150 gradë dhe e lëmë të piqet edhe për 10 min. të tjera.

Ndërkohë përgatisim përzierjen me 3 llojet e qumështit: hedhim qumështin panda në një enë për përzierje dhe shtojmë qumështin e kutisë. I përziejmë derisa të tretet qumështi panda. Më pas shtojmë qumështin panna dhe masa është gati.

E heqim pandispanjen nga furra, e kthejmë në një tavë tjetër në mënyrë që t’i heqim letrën dhe e lëmë të ftohët.

Pasi ftohet e presim në sa copë të dëshirojmë dhe i hedhim përzierjen e qumështit derisa ta absorbojë të gjithën. E lyejmë sipër me karamelen e parapërgatitur



Ju befte mire Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Embelsire Trileqe Empty
MesazhTitulli: Re: Embelsire Trileqe   Embelsire Trileqe EmptySat May 07, 2011 4:23 am

Per nje tepsi 25cm x 20cm x8:
Veze 10 kokra,
Sheqer 5 filxhane kafeje... Mostra tutto
Miell 6-7 filxhane kafeje
Sode 1 luge buke... Mostra tutto
Krem karamel 200 gr
Qumesht Pana ½ liter
Qumesht lope 1 liter

Pergatitja

Vezet thyhen e ndahen ne ene te vecanta, e bardha nga e verdha.
Ne fillim rrihen te bardhat e vezeve derisa te filloje te behet shkume.
Pastaj futet sheqeri e rrihet derisa te behet si krem.
Me tej futen te verdhat e vazhdon dhe pak rrahja me te bardhat sa te perzihen mire e uniformisht.
Fillon hedhja e miellit sebashku me soden me nga 2 filxhane e perzihet vazhdimisht deri ne uniformizimin e brumit.

Brumi i pergatitur futet ne tepsi e vendoset ne furren e pjekjes ne temp 150 grade per rreth 40 min.
Pasi nxirret nga furra lihet te ftohet e pritet ne copa katrore.

Qumeshti Pana perzihet me qumeshtin e lopes , duhet te jene te ftohte..Pastaj qumeshti i perzier hidhet ne tepsi pjese pjese derisa te zbutet mire keku.
Pasi thithet mire qumeshti siper hidhet krem karameli duke e shperndare ne te gjithe siperfaqen .Neqoftese krem karameli eshte i trashe hollohet me uje te vaket.
Tepsia futet ne frigorifer. Sherbehet e ftohte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
Sponsored content





Embelsire Trileqe Empty
MesazhTitulli: Re: Embelsire Trileqe   Embelsire Trileqe Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Embelsire Trileqe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Embelsire me Vere te Kuqe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI KULTUROR (¯`♥´¯) :: KUZHINA SHQIPTARE-
Kërce tek: