WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ismail Qemali 1844 - 1919

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Ismail Qemali 1844 - 1919 Empty
MesazhTitulli: Ismail Qemali 1844 - 1919   Ismail Qemali 1844 - 1919 EmptyMon Mar 07, 2011 9:58 pm

Ismail Qemali 1844 - 1919 50f96r

Ismail Qemali 1844 - 1919

Ismail Qemali lindi ne Vlore ne nje familje te pasur me 24 janar te vitit 1844, vdiq ne Itali nga nje atentat me helm me 24 janar te vitit 1919. Ishte udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kryetar i pare i Shqiperise se pavarur.

Pasi kreu shkollen fillore ne qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" ne Janine, me 1859 u vendos me familjen e tij ne Stamboll, ku u aktivizua ne levizjen patriotike shqiptare: mori pjese ne perpjekjet per caktimin e nje alfabeti te perbashket te gjuhes shqipe dhe per formimin e nje shoqerie kulturore shqiptare.


Ne Perandorine Osmane pati funksione te rendesishme administrative dhe u shqua shume shpejt si personalitet me pikepamje liberale. Postet e tij i perdori jo vetem per te ndihmuar levizjen çlirimtare te bashkatdhetareve, par edhe per te lehtesuar sado pak gjendjen e veshtire te popujve te shtypur te perandorise duke luftuar kunder obskurantizmit e dallimit racor dhe duke perkrahur perhapjen e kultures e te dijeve shkencore. Kerkesat e Ismail Qemalit per zbatimin e reformave demokratike e çuan ne konflikt me rrethet konservatore te Stambollit. U denua nga Porta e Larte me internim, te cilin e vuajti per 7 vjet. Ne maj te 1900, per t'u shpetuar ndjekjeve te Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qendroi ne vise te ndryshme te Evropes, ku vendosi lidhje dhe bashkepunoi me rrethet politike te Levizjes Kombetare Shqiptare.

Ismail Qemali zhvilloi nje aktivitet te dendur politik per njohjen e Shqiperise ne opinionin evropian. Ai shpalli boterisht programin e tij autonomist ne intervista e artikuj te botuar ne shtypin shqiptar te kohes dhe ne organe te huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. ne pergjithesi perputhej me ate te ideologeve te tjere te Rilindjes, por me disa veçori ne lidhje me rruget e mjetet per sigurimin e autonomise. Ne kete etape te veprimtarise se tij ai mendonte te vazhdohej rruga reformiste per sigurimin e autonomise nga lart, i shqetesuar se mos kryengritjet i jepnin shkas nderhyrjes se huaj.
Mori pjese aktive ne levizjen xhonturke, ne krahun perparimtar te saj qe ishte per njohjen e te drejtave te kombeve te Perandorise dhe u hodh kunder xhonturqve kur keta moren pushtetin dhe vendosen diktaturen ushtarake. Ne dhjetor te 1908, me gjithe luften qe i bene autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut te Beratit ne parlamentin osman ku, se bashku me grupin e deputeteve patriote, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Ne kete kohe ai kaloi ne pozitat me te perparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet per sigurimin e autonomise se Shqiperise. U dallua si frymezues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane te viteve 1910-1912. Se bashku nie L. Gurakuqin e patriote te tjere hartoi memorandumin e Greçes te qershorit 1911 dhe ne fund te atij viti mori nismen per organizimin e kryengritjes se pergjithshme te 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike te vendit shkoi ne Stamboll per ta bindur qeverine osmane t'u jepte shqiptareve autonomine. Pas fillimit te Luftes se Pare Ballkanike ndermori se bashku me Luigj Gurakuqin nje aksion te ri politik per te shpetuar atdheun. Ne mbledhjen e Bukureshtit me 5 nentor 1912 gjeti perkrahjen e kolonise shqiptare te atjeshme dhe prej andej shkoi ne Vjene ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me perfaqesues diplomatike te Fuqive per te shtruar e mbrojtur çeshtjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat qe ekzistonin midis fuqive. Ai per çlirimin e plote te vendit. Me 19 nentor 1912 njoftoi ne atdhe se do te shpallej pavaresia nga Kuvendi Kombetar qe do te mblidhej per te vendosur mbi te ardhmen e vendit. U kthye me bashkepunetoret e tij ne Shqiperi. Ne Vlore kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombetar qe shpalli Pavaresine e Shqiperise me 28 Nentor 1912.

28 nentor, 1912

U caktua kryetar i Qeverise se Perkohshme. Ne politiken e brendshme dhe te jashtme te qeverise kombetare u tregua i prirur per kompromise me çifligaret, per te perfituar nga ndikimi qe gezonin keta ne shtresat e pasura e te mesme, por edhe i vendosur per demokratizimin e jetes se vendit, i vemendshem kundrejt politikes se Fuqive per te shpetuar ate qe mund te shpetohej ne dobi te atdheut, por i papajtueshem me çdo cenim nga ana e tyre te pavaresise e te sovranitetit kombetar, i lire nga paragjykimet kundrejt fqinjeve me te cilet kerkonte te kishte marredhenie miqesore, por edhe kundershtar i rrepte i synimit te tyre per te copetuar Shqiperine. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonese ne kushte shume te veshtira te brendshme e te jashtme, mori nje varg masash ne fushen e ekonomise, te ndertimit shteteror dhe te kultures kombetare qe hapnin rrugen e zhvillimit demokratik te atdheut. Mbrojti prane Komisionit Nderkombetar te Kontrollit dhe prane kancelarive te Fuqive te Medha te drejtat e ligjshme te popullit shqiptar, teresine territoriale te vendit. Ne te gjitha keto veprime Ismail Qemali u tregua burre shteti dhe diplomat largpames. Me politiken e tij ngjalli kundershtimin e rretheve konservatore e reaksionare çifligare si edhe te imperialisteve, te cilet e rrezuan qeverine kombetare te kryesuar prej tij ne janar 1914. Vitet e fundit te jetes se tij te kaluara ne mergim Ismail Qemali i perdori ne dobi te çeshtjes shqiptare.
Vepren e tij ne dobi te ceshtjes shqiptare e vazhdoi mbesa e tij Nermin Vlora. Falaski.Ajo kreu studimet e larta per shkencat juridike ne universitetin e Sienes ne Itali, ndersa u dekorua per gjuhesine e krahasuar. Njohese e disa gjuheve te huaja dhe studjuese erudite, numeron mbi 35 vellime poetike, romane, studime, etj. Me rendesi per kulturen shqiptare eshte studimi “Lashtesia e gjuhes shqipe –sipas dokumenteve epigrafike nga Egjeu deri ne Atlantik” dhe “Pellazget, Iliret, Etrusket, Shqiptaret”

Nenshkruesit e Deklarates se Pavaresise

Delegatet qe nenshkruan deklaraten e pavaresise ne 28 Nentor 1912 jane: 1)Ismail Qemali 2)Kacorri(Dom Nikoll Kacorri) 3)Abdul Aziz Vehbi(Vehbi Dibra) 4)J.Karbunara 5)Elmas Boco 6)Vehbi Arci 7)Qazim Kokoshi 8)J.Minga 9)Rexhep Mitrovica 10)Nebi Sefa (Lushnja) 11)Abdi Toptani 12)Abas Dilaver(Qelkup-a) 13)Mi'hat Frasheri 14)Shefqet Daju 15)Zihni Abas Kanina 16)Xhelal Kopernacka 17)Hajredin Cakrani 18)Qemal Elbasani (Karaosmani) 19)Iljas Vrioni 20)Salih Gjuka 21)Dhimiter Berati 22)Dhimiter Emanuel (Mborja) 23)Dimitri Zografi 24)Murat Toptani 25)Pandeli Cale 26)Luz (Luigj) Gurakuqi 27)Bedri Pejani 28)Spiro (don) Ilo 29)Thanas Floqi 30)Lef Nosi 31)Dr.H.Myrteza 32)Nuri (Sojliu) 33)Mustafa Asim Kruja 34)M.Ferid Vokopola 35)Ymer Deliallisi 36)Xhemaledin (Xhemal Deliallisi) 37)A.Rruci 38)Zuhdi Ohria. Dy emra te tjere ne deklarate jane te padukshem qarte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Ismail Qemali 1844 - 1919
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ismail Kadare
» Ismail Kadare (Poezi)
» Promovohet libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SHKENCAT SOCIALE (¯`♥´¯) :: PERSONALITETE TË SHQUARA SHQIPTARE-
Kërce tek: