WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Teuta Kurti drejt finales

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Teuta Kurti drejt finales Empty
MesazhTitulli: Teuta Kurti drejt finales   Teuta Kurti drejt finales EmptySat May 21, 2011 1:54 am

Teuta Kurti drejt finales 2ihxoh5

Këngëtarja Teuta Kurti është mjaft e suksesshme në çdo paraqitje të saj në festivale. Ajo së fundi ka arritur të shkojë deri në finale në festivalin “Top Fest 8”, ku është paraqitur me këngën “Perëndo pa lindur”, këngë kjo e realizuar nga Ilir Tolaj i cili e ka bërë kompozimin dhe orkestrimin, ndërsa tekstin e ka realizuar Pleurat Kurti.

Sipas Teutës, kjo këngë vazhdon të pëlqehet në publik, është një sukses i madh i saj sepse arriti të shkojë deri në finale dhe shumë shpejt do të dihet a do të shpërblehet me ndonjë çmim.

“Jam shumë e lumtur që fillimisht kënga po pëlqehet në publik, jam e kënaqur që arriti të shkojë deri në finale. Më 5 qershor është mbrëmja e fundit e festivalit dhe aty do të kuptohen edhe çmimet. Mirëpo për mua çmimet nuk janë të rëndësishme, kryesorja është që kënga po pëlqehet në publik. Kënga është me motive etno-shqiptare, kam shumë besim në këngën time që mjafton se arriti sukseset e merituara”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Teuta tani është e angazhuar edhe në Filarmoninë e Kosovës, vazhdon të mbajë mbrëmje të ndryshme muzikore brenda dhe jashtë vendit. Në të ardhmen mendon të realizojë edhe disa projekte të reja prej të cilave pret suksese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Teuta Kurti drejt finales
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» AAK-ja rrëshqet drejt koalicionit me PDK-në?
» Milan sigurt drejt titullit në Serie A
» Faktorët që çojnë një mashkull drejt një lidhje tjetër

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: