WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqipëria-Franca 1:2

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Shqipëria-Franca 1:2 Empty
MesazhTitulli: Shqipëria-Franca 1:2   Shqipëria-Franca 1:2 EmptyFri Sep 02, 2011 8:12 pm

Disfatë, por krenarë me ekipin!

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka pësuar disfatë në stadiumin “Qemajl Stafa” nga përfaqësuesja e Francës me rezultat 1:2, në kuadër të grupit D kualifikues për evropianin Poloni-Ukrainë.

Ndonëse pësoi humbje, futbollistët kuqezinj me lojën e treguar, sidomos në pjesën e dytë, kanë merituar të pakën një barazim përballë një ekipi të fortë sikurse është Franca.

Në pjesën e parë skuadra shqiptare zhgënjeu publikun e shumtë që kishte ardhur për ta përcjellë takimin në Tiranë.

Loja e treguar gjatë kësaj pjese nuk ishte aspak e mirë pavarësisht disa rasteve të mira që pati kombëtarja shqiptare për shënim.

Mysafirët me gjysmë force arritën që të sigurojnë një epërsi të lartë në këtë pjesë të lojës. Njëri ndër lojtarët më të mirë francezë Karem Benzema në minutën 11 solli në epërsi “trekolorët”, kur me një goditje të saktë mposhti portierin Ujkani

Në minutën 13 Salihi humbi rast të qind për qind, kur nga afërsia qëlloi shtyllën. Dy minuta më vonë Bulku tentoi të befasojë portierin mysafir nga distanca, por goditja e tij ishte e pasaktë.

Francezët dënuan serish kombëtaren shqiptare për rastet e dështuara kur në minutën 17 Vila shënoi edhe golin e dytë.

Agolli në minutën 31 rrezikoi serish portën e francezëve, por portieri kundërshtar dëboi topin në korner.

Shqipëria në pjesën e dytë tregoi lojë më të sigurt, dhe ndoshta në këtë ndikoi edhe dalja nga fusha e Skelës, që në 45 minutat e parë nuk tregoi formë aspak të mirë.

Në fillim të pjesës së dytë Erion Bogdani shënoi gol për kombëtaren shqiptare, duke zvogëluar epërsinë 1:2. Pas këtij goli të shënuar tifozët e shumtë në “Qemajl Stafa” pritën që kuqezinjtë do të arrijnë të barazojnë rezultatin, por shifrat nuk ndryshuan deri në fund të takimit, edhe pse mysafirët kanë mundur të shënojnë dy herë, por në të dyja rastet topi goditi shtyllën.

Në dy ndeshjet të tjera të këtij grupi, të cilat janë zhvilluar më herët Bosnja ka shënuar fitore si mysafir kundër Bjellorusisë me rezultat 2:0, ndërsa Rumania si mysafir ka mposhtur Luksemburgun, me rezultat identik 2:0.

Kombëtarja shqiptare në futboll nga shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tash është në vendin e parafundit në grupin D me vetëm 8 pikë.

Franca prin në tabelë me 16 pikë, pasuar nga Bosnja me 13 pikë, Bjellorusia 12 pikë, Rumania 11, ndërsa Luksemburgu është i gjashti, i fundit me vetëm një pikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Shqipëria-Franca 1:2
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: