WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zbulohet jetë në hapësirë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Zbulohet jetë në hapësirë  Empty
MesazhTitulli: Zbulohet jetë në hapësirë    Zbulohet jetë në hapësirë  EmptyFri Dec 17, 2010 12:30 am

Zbulohet jetë në hapësirë  2yulvltShkencëtarët kanë zbuluar jetë, në mbetjet e një meteoriti të vogël të përplasur në Sudanin e veriut, dhjetëra mijëra vite më parë. Zbulimi befasues u publikua në mëngjesin e sotëm në rrjetin e revistës shkencore “Space”.

Në krater u lokalizuan 19 aminoacide, të cilat nuk mund të kishin përfunduar atje në kushtet e jetës në Tokë. Lajmi hedh poshtë teorinë se jeta nuk ekziston dhe as nuk mund të mbijetojë në boshllëkun e hapësirës.

“Gjetja e këtyre aminoacideve, do të thotë se ka më shumë se një mënyrë për të formuar aminoacide në hapësirë”, deklaroi Daniel Glavin, një shkencëtar i NASA-s. “Në hyrjen në hapësirën e Tokës, temperaturat kanë qenë më të larta se 1 000 gradë, prandaj është shumë e çuditshme se si nuk janë shkatërruar”.

Ristudimi i shumë kratereve të meteorëve në planetin tonë mund të nisë së shpejti, pasi më parë asnjëherë nuk ishin bërë kërkime mbi mundësinë e ekzistencës së elementëve të tillë.

Deri më sot besohej se asnjë mikroorganizëm apo përbërje organike nuk mund t’i rezistonte impaktit me sipërfaqen e Tokës dhe temperaturave tepër të larta në hyrjen në atmosferë.

Aminoacidet janë molekula bazë në ndërtimin e proteinave dhe të domosdoshme për ekzistencën e jetës. Ato gjendet kudo, duke nisur që nga flokët, e deri tek struktura mikroskopike si enzimat.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Zbulohet jetë në hapësirë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Do të jetë djalë apo vajzë?
» Homoseksualiteti semundje mendore apo stil i ndryshem jete?
» Ndërron jetë diplomati amerikan Richard Holbrooke
» Ledi Vokshi: Dafina Zeqiri duhet të jetë vetvetja
» Urrej,gjerat qe urrej ne jete

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) LIFESTYLE (¯`♥´¯) :: LIFESTYLE-
Kërce tek: