WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mbretërit fitojnë derbin kryeqytetas

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

Mbretërit fitojnë derbin kryeqytetas  Empty
MesazhTitulli: Mbretërit fitojnë derbin kryeqytetas    Mbretërit fitojnë derbin kryeqytetas  EmptySat Mar 19, 2011 9:57 pm

Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-1 kundër Atletico Madridit në derbin e javës së 29-të në Primera Division, për të mbajtur hapin me Barcelonën në garën për më të mirin në Kampionatin spanjoll.

Të dyja skuadrat zhvilluan lojë të mirë në pjesën e parë, mirëpo më të efektshëm ishin Los Blancos të cilët e tundën dy herë rrjetën kundërshtare.

Karim Benzema me një gol të bukur (11’) kaloi mysafirët në epërsi pas një asistimi të Sami Khediras.

Në minutën e 33-të, Marcelo lëvizi mirë për të pasuar te Mesut Oezil, ndërsa gjermani me prejardhje turke mposhti portierin De Gea për rezultatin 2-0.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi skuadrës vendase, e cila ishte në kërkim të nivelizimit të rezultatit, mirëpo përkundër rasteve të shumta, lojtarët e Atleticos nuk arritën ta kalonin portierin Iker Casillas.

Ndërkaq, Los Blancos dalëngadalë e zbutën presionin për ta baraspeshuar lojën dhe për të krijuar raste.
Mirëpo, katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, pas një kombinimi me Koke Merodio, Sergio Aguero ngushtoi epërsinë në 2-1, për t’i dhënë shpresa skuadrës së tij për barazim eventual, mirëpo kjo nuk ndodhi deri në fund të ndeshjes.

Me tre pikët e fituara, Real Madridi qëndron prapa Barcelonës me pesë pikë diferencë, dhe duket se nuk do të heqë dorë deri në fund të kampionatit për të pritur lëshimet e mundshme të liderit dhe kampionit në fuqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
 
Mbretërit fitojnë derbin kryeqytetas
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Barcelona nënshtron mbretërit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: