WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Konfiskohen 50 kg drogë në veturën me targa serbe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Konfiskohen 50 kg drogë në veturën me targa serbe Empty
MesazhTitulli: Konfiskohen 50 kg drogë në veturën me targa serbe   Konfiskohen 50 kg drogë në veturën me targa serbe EmptyFri Oct 28, 2011 7:43 pm

Mbi 50 kilogramë drogë marihuanë janë gjetur, të enjten, në fshatin Uglar, të banuar kryesisht me serbë në afërsi të Fushë Kosovës, ka njoftuar policia. Sipas njoftimit, në një veturë me targa të Serbisë janë konfiskuar 50 paketime me nga një kilogram me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Është konfiskuar një veturë e tipit BMW me targa të shtetit të Serbisë “në të cilën ka qenë e vendosur substanca narkotike e paketuar dhe e vendosur në tre thasë”, thotë njoftimi.

Në vijim njoftohet se “vetura ka qenë e ndalur në një vend dhe në momentin kur policia ka vendosur të kontrollojë veturën nuk ka qenë askush në te”, andaj policia nuk ka ndonjë të arrestuar.

Në vijim policia thotë se është duke hulumtuar “të gjitha pistat e mundshme për të ardhur deri te personi apo personat e dyshuar” lidhur me këtë rast.

Burime të tjera kanë thënë se me rastin janë njoftuar edhe zyrtarët e policisë së Serbisë prej nga dyshohet të ketë ardhur automjeti dhe personat e dyshuar që janë shpallur në kërkim.

Policia ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Substanca Narkotike në punën e vazhdueshme për luftimin e veprave penale, përveç këtij rasti ka realizuar edhe bastisje të tjera që kanë rezultuar me konfiskim të drogës dhe arrestimin e disa të dyshimtëve.

Kështu, po të enjten rreth, orës 21:00 në lagjen “Kodra e diellit” nga zyrtarët policorë është ndalur vetura “Opel Corsa” në të cilën kanë qenë të dyshuarit J. D. e E. A. dhe gjatë kontrollit atyre u janë gjetur dy qese me marihuanë.

Pas gjetjes së kësaj sasie ka lindur dyshimi për veprime të mëtejme policore dhe është bërë kontrollimi i shtëpisë së personit të dyshuar J. D. në komunën e Prishtinës.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë, në dhomën e tij janë gjetur edhe 14 qese me marihuanë me peshë 105 gramë. Gjithashtu janë gjetur edhe dy paketime me pluhur të bardhë që dyshohet të jetë drogë.

Të dyshuarit në këtë rast janë intervistuar dhe janë ndaluar në polici në afat 48 orësh, ndërkohë që hetuesit po e kompletojnë lëndën dhe po e përgatisin për gjykatë. /Zëri/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Konfiskohen 50 kg drogë në veturën me targa serbe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nga sot Kosova me targa të reja
» Një ton drogë kapet në Gjirokastër
» Igumenicë, kapet 381 kg drogë
» KFOR-i arreston disa serbë
» Sharr, helmohen nxënësit shqiptarë nga produktet serbe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: