
Split, 5 shkurt – Njëra prej këngëtareve më të popullarizuara të botës, Rihanna do të paraqitet më 25 qershor me një koncert në qytetin bregdetar kroat, Split.
Ende nuk është caktuar se ku do t’i këndojë Rihanna hitet e saj “Pon de Replay”, “Umbrella” dhe “Only Girl (In The World)”, sepse organizatorët janë në hamendje ndërmjet arenës së mbyllur “Spaladium” dhe stadiumit të futbollit “Poljud”.
Është interesante se Rihanna turneun e saj zyrtar botëror, me të cilën do ta promovojë albumin e ri “Loud” ka paraparë ta fillojë më 23 shtator në Brazil, kështu që kroatët do të jenë ndër të parët që do të shohin skenografinë e re dhe mbarë shown e saj.
Pasi kryeministri shqiptar Sali Berisha insiston që edhe në Shqipëri të sillet ndonjë superyll botëror i këngës, kurse Rihanna ende nuk e ka bërë publik tërë planin e turneut, është mbase rast i mirë që të Rihanna të sillet në Durrës apo Vlorë për një koncert të madh.
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.