WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 2012 - NJË VIT “BLU”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

2012 - NJË VIT “BLU” Empty
MesazhTitulli: 2012 - NJË VIT “BLU”   2012 - NJË VIT “BLU” EmptyMon Jan 02, 2012 1:37 am

Përtej këtyre posteve, ai i Avokatit të Popullit vijon të mbetet bosh, që nga viti 2010, kur ka mbaruar mandati i Emir Dobjanit. Për ironi të fatit (dhe të ndryshimeve kushtetuese), ky post kërkon 84 vota, jo si presidenti, i cili zgjidhet me shumicë të thjeshtë

Në mesin e sherrit elektoral për bashkinë e Tiranës, të dyja palët nuk e harruan për asnjë çast (kjo dukej qartë në pozicionet e tyre), se beteja e Tiranës shkonte shumë përtej pronarit të zyrës së parë të kryeqytetit. Përplasja zgjedhore, e më pas ligjore, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ishte paradhoma e një gare që tashmë ka nisur mes qeverisë dhe opozitës, për institucionet kryesore të vendit. Një garë e cila do të përfundojë verën e ardhshme, mesa duket duke e ngjyer Shqipërinë (pjesën e institucioneve të saj qëndrore), në një blu të thellë.
Në pamje të parë shteti e ka tashmë ngjyrën e tij blu. Përpos parlamentit dhe qeverisë, të dala nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009, kreu i shtetit dhe kryeprokurori janë zgjedhur nga rradhët e maxhorancës, ose me propozim të saj direkt. Shumëkush e kujton sesi e djathta “bleu” vota majtas në korrik 2007, për të zgjedhur Bamir Topin në postin që mban sot. Po ashtu të gjithë i mbajnë mend komplimentat “kinematografike” të zotit Berisha, në momentin që zgjidhej Ina Rama në poltronin më të lartë të akuzës.
Qeveria ka pasur dhe ka një tezë të vjetër, të cilën e ka përdorur rëndom për veshët e ndërkombëtarëve. “Berisha është një kryeministër i dobët”, kanë thënë tradicionalisht përkrahësit e kryeministrit, duke dhënë si argument faktin që ai ndodhet në konflikt të hapur e publik, si me kreun e shtetit, ashtu dhe me kryeprokurorin dhe shefin e shërbimeve sekrete. Një tezë sa gjysmake, aq edhe hipokrite, po të kesh parasysh shkallën thuajse inegzistente të oponencës faktike, që Berisha ka pasur si nga Topi, ashtu dhe nga Ina Rama apo Shaqiri.
Prej muajsh, këto institucione, më shumë sesa t’i kundërvihen kryeministrit, janë munduar të amortizojnë goditjet publike që ky i fundit u ka dhënë. Mjafton të shohësh se ku ndodhen sot dosjet hetimore të prokurorisë për zyrtarë të lartë e deputetë të maxhorancës, ose sesa i fortë ka qenë zëri i presidentit për të ndalur ose penguar dorën e qeverisë në shumë e shumë raste, gjatë viteve të fundit, për të kuptuar sesa pak e vërtetë është teza e “kryeministrit të dobët”.
Në verën e vitit të ardhshëm, në korrik, shumica bëhet gati që të ndryshojë presidentin. Kjo duket nga ato gjëra të sigurta dhe të palëvizshme, që s’kanë nevojë për verifikime apo llogari të holla. Ikja e Topit është një çeshtje kohe, cili do të jetë në vendin e tij është një problem që mund të hajë ende diskutim. I armiqësuar me kryeministrin kryesisht për shkak se ndodhej në atë zyrë, Bamir Topi do të jetë i detyruar t’i lëshojë vendin një tjetër demokrati. Ka pak gjasa që këtë proces ta devijojë ndonjë stinë kompromisi me opozitën, pasi deri tani maxhoranca duket e vendosur për të votuar me votë të thjeshtë, një njeri të saj të besuar. Që mund të ishte kryetarja aktuale e Kuvendit Jozefina Topalli.
Ka mjaft interpretime rreth mënyrës sesi do të zgjidhet kreu i shtetit. Juristë dhe politikanë të majtë shprehen se maxhoranca nuk mund ta çojë votimin e presidentit në raundin e shumicës së thjeshtë, pasi duhet që në fillim, që kuorumi i votave në seancë, të jetë ai i zgjedhjes së kreut të shtetit. Pra 84 vota. Por kjo çeshtje duket se nuk do ta pengojë shumicën e djathtë që të vijojë ndjekjen e procedurës klasike.
Me emrin e presidentit të ri të vendit, lidhet edhe fati i një tjetër institucioni të pavarur. SHISH dhe kryetari i tij Bahri Shaqiri, ende s’e kanë harruar sulmin frontal që kryeministri ndërmori kundër tij pas 21 janarit, duke e akuzuar se nuk kishte furnizuar asnjë informatë rreth të ashtuquajturit “grusht shteti”. Ne shfaqjen e madhe teatrale të pas 21 janarit, Shaqiri personalisht u kursye nga epitetet e shëmtuara, me të cilat u etiketuan presidenti dhe kryeprokurorja, por kjo s’do të thotë aspak se ai ndodhet jashtë radarit kryeministror. Formalisht kreu i shërbimeve nuk ka një mandat përcaktuar kohor, por me shumë gjasë kreu i ri i shtetit do të bëjë që ta ketë një të tillë. Mbetet për t’u parë nëse edhe në këtë rast, mburoja amerikane do të jetë shpëtimtare për Shaqirin, si në disa raste të tjera në të shkuarën.
Por presidenti nuk do të jetë “kështjella” e fundit që do të bjerë në dorën e shumicës (në fakt koncepti i marrjes në dorë nuk duket aq i gjetur, pasi edhe Topi, edhe Ina Rama ishin emërtesa të kësaj maxhorance). Në nëntorin e vitit të ardhshëm, presidenti i ri, që nuk do të jetë Bamir Topi, do të propozojë kryeprokurorin e ri. Që nuk do të jetë më Ina Rama. E cila, thuhet se ka marrë tashmë një premtim për një post tjetër të lartë në sistemin e drejtësisë.
Me kreun e akuzës do të mbyllet cikli i rënies së plotë të institucioneve, de facto dhe de jure, në dorën e kryeministrit. Kandidaturat për pasardhësin e Ina Ramës janë shfaqur qysh tani: ato fillojnë me juristë që drejtojnë arsimin privat dhe mbarojnë me emra të përfolur që të bëjnë të shqyesh sytë, përfshirë edhe nga KQZ.
Kjo “pjatë e fortë” institucionale do të ketë disa “antipasta” gjatë këtij viti. Në tetor, dy mandate të larta do të prekin fundin e tyre. Guvernatori Fullani dhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Çeku, do të mbarojnë rrugën e tyre në krye të institucioneve përkatëse. Të zgjedhur që të dy më 28 tetor 2004, ata së bashku me Bahri Shaqirin janë tre zyrtarët e vetëm, ende në detyrë, që i ka votuar maxhoranca paraardhëse. Ndërsa për kreun e Bankës Kombëtare gara duket e fortë dhe përfshin guvernatorin aktual dhe disa figura qëndrore brenda qeverisë, për kreun e KLSH misteri duket i zgjidhur, si në të shkuarën, kur këtë agjenci e kontrollonin përfaqësues të së djathtës “së vjetër”. Edhe pas tetorit, duket se do të vazhdojë ta drejtojë një i tillë. Emri s’duket sekret, sidomos pas zgjedhjeve të fundit në Tiranë.
Përtej këtyre posteve, ai i Avokatit të Popullit vijon të mbetet bosh, që nga viti 2010, kur ka mbaruar mandati i Emir Dobjanit. Për ironi të fatit (dhe të ndryshimeve kushtetuese), ky post kërkon 84 vota, jo si presidenti, i cili zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Prandaj ka mbetur ende vakant, si një provë materiale e pamundësisë së palëve politike për t’u marrë vesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
 
2012 - NJË VIT “BLU”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gezuar Viti i Ri 2012
» Vettel mbetet në Red Bull deri më 2012
» Euro 2012 – Shqipëria luan sot me date 06.09.2011 kundër Luksemburgut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: GALERIA FOTOGRAFIKE-
Kërce tek: